Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Premtime Për Çdo DitëShembull

Premtime Për Çdo Ditë

DITA 1 NGA 14

 


Si të Përjetosh Praninë e Tij Çdo Ditë 


Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Nëse ndokush më do mua, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai.” – Gjoni 14:23 


Jeta është e ngarkuar dhe e mbushur me shpërqendrime. Është e thjeshtë të zëmë kohën me përkujdesjet, qëllimet dhe shqetësimet tona saqë humbasim përqendrimin nga ajo që ka rëndësi më shumë. 


Tek Luka kapitulli i dytë, ka një histori të shkurtër interesante ku Maria dhe Jozefi çojnë Jezusin në Jeruzalem për Pashkë, kur ai ishte dymbëdhjetë vjeç. Mbas festimit, ata u nisen të ktheheshin në shtëpi, duke menduar që ai ishte me ta. 


Pyes veten, sa herë ne mendojmë që Perëndia është me ne ndëkohë që endemi për të bërë gjërat tona? 


Tani, ja ku është pjesa interesante. Maria dhe Jozefi kishin bërë një ditë udhëtim përpara se të kuptonin që Jezusi nuk ishte me ta dhe u deshën tre ditë për ta gjetur. Tre ditë! Mesazhi këtu tregon që është më e lehtë të humbasësh atë prani të veçantë të Perëndisë, sesa ta gjesh kur të ka humbur. 


Duhet të tregohemi të kujdesshëm të qëndrojmë në praninë e Perëndisë. Kur qëndrojmë, e bëjmë Perëndinë të ndihet në shtëpi në zemrat tona. 


Kjo fillon duke iu bindur Fjalës së Tij. Një përkushtim për të ndryshuar nga një sjellje që e ofendon Perëndinë, është shenja numër një e rritjes shpirtërore. Tregon që ti interesohesh për çfarë Ai mendon. 


Kjo do të thotë që ti zgjedh të jesh bujarë me të tjerët, mëson të falësh, lë pas fyerjet dhe jeton në paqe. Kur zgjedhim të jemi të qëllimshëm me fjalët tona, t’i japim falenderime Perëndisë dhe të ngremë të tjerët, do të ndihemi të lidhur me Perëndinë përgjatë gjithë ditës. 


Lutje:


At, faleminderit që ke bërë banesën tënde në zemrën time. Unë kam nevojë për praninë tënde sot, Zot. Më ndihmo të të nderoj Ty me mendimet dhe fjalët e mia dhe të jem një bekim për njerëzit rreth meje.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Premtime Për Çdo Ditë

Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë