Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Premtime Për Çdo DitëShembull

Premtime Për Çdo Ditë

DITA 8 NGA 14

 


Çfarë të Bëjmë Ne? 


"Të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet." – Galatasve 6:9 


Në botën ku jetojmë, do të kemi të gjithë llojet e problemeve, irritimeve dhe vështirësive. Kjo është jeta. Duke ditur këtë, çfarë të bëjmë ne? 


Duhet të qëndrojmë të palëkundur dhe ngulmues. Me fjalë të tjera, përgjigjja është të mos heqim dorë! Pavarësisht çfarë po ndodh në jetën tonë, fitorja është në refuzimin për të hequr dorë. 


Mbaj në mendje që në mes sfidash, Fryma e Shenjtë me siguri po bën punën e vet më të mirë në ne. Ai nuk lëvizet nga rrethanat. Nëse ti dhe unë vërtet i besojmë Atij, as ne nuk duhet të lëvizemi nga rrethanat! Ai nuk është në jetët tona vetëm në kohë të mira, por edhe në kohë të vështira. 


Ai do të na drejtojë në çdo gjë nëse do të mbahemi aty dhe do të ndjekim Atë. Kjo do të thotë të jesh vigjilent në lutje, të kesh vendosmëri, palëkundshmëri në besim dhe vendosmëri për të qëndruar në Fjalën e Perëndisë dhe në premtimet e Tij për ne. 


Sa shumë herë ne mund të devijojmë sepse gjërat po ecin kaq ngadalë. Në fakt, armiku pëlqen ta theksojë këtë! Por mbaj mend, në këtë kohë Zoti mund të jetë duke bërë punën më të mirë në ty. E shikon, nuk është e gjitha veç për mua dhe ty. Puna e Zotit në ne është përgatitje për punën që Ai do të bëjë përmes nesh! 


E di që jeta mund të jetë e vështirë ndonjëherë. Por gjithashtu e di që Zoti do të na ndihmojë të qëndrojmë të palëkundur. Të qëndrojmë me Galatasve 6:9 “Të mos lodhemi së bëri të mirën. Në kohën e duhur do të korrim të korra bekimi nëse nuk heqim dorë.”


Më lejo të të bëj pyetjen përsëri: Çfarë të bëjme ne? Përgjigjja ime është të mos heqësh dorë kurrë! Cila është përgjigjja jote? 


Lutje: 


Perëndi, unë besoj që Ti po punon në jetën time, edhe gjatë vështirësive. Unë zgjedh sot të qëndroj i palëkundur dhe të mos heq dorë nga bindja ndaj Teje.

Shkrimet e Shenjta

Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Premtime Për Çdo Ditë

Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë