Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Premtime Për Çdo DitëShembull

Premtime Për Çdo Ditë

DITA 6 NGA 14

 


Të Mbështetesh në Perëndinë 


"…Ecni sipas Frymës dhe nuk do të përmbushni dëshirat e mishit." - Galatasve 5:16 


Unë besoj se sa herë që ndjejmë irritim, kemi ndaluar së mbështeturi në Perëndinë. Mund të duket si një pohim shumë i guximshëm, por mendoje pak: Zoti më ka dhënë mua dhe ty Frymën e Tij të Shenjtë dhe hirin e Tij që të na ndihmojë të ecim përmes çdo gjëje që na vjen përballë. Irritimi vjen kur ne ndalojmë së varuri prej Tij dhe përpiqemi t’i arrijmë gjërat vetë. 


Të kuptoja këtë, më ka ndihmuar shumë. Çdo herë që irritohesha, i kujtoja vetes se ajo që po bëja vërtet ishte të përpiqesha të zija vendin e Frymës së Shenjtë. Unë po përpiqesha të isha Fryma e Shenjtë i Riu! 


A po lufton me një frymë të pavarur? Kur refuzon të varesh nga Zoti, në thelb, po thua: “Mirë Perëndi, e vlerësoj që je rreth meje, por shiko si e bëj unë këtë.” Të varesh në Zotin për gjithçka mund të jetë e vështirë, por është çelësi i fitores që na duhet për çdo ditë të jetës tonë. 


Kur Perëndia na shpëtoi, Ai nuk na ndihmoi dha pastaj tha: “Kaq ishte. Tani duhet t’ia dalësh vetë.” Ai na ka shpëtuar përjetësisht, që do të thotë nëse ne varemi nga Ai, Ai do të na drejtojë dhe ndihmojë neve. 


Letra drejtuar Galatasve 5:16 na nxit të ecim dhe jetojmë [zakonisht] në Frymën [e Shenjtë]…dhe me siguri që nuk do të përmbushni dëshirat e mishit. Vëre re që nuk thotë “të mposhtësh mishin në mënyrë të pavarur…pastaj me siguri nuk do të përmbushësh dëshirat e mishit.” Jo, thotë të jetosh në Frymën e Shenjtë. 


Zgjidh të ndalosh së jetuari në pavarësi dhe në vend të kësaj mbështetu në Frymën e Shenjtë. Të premtoj që nuk do të pendohesh! 


Lutje:


Perëndi, Ti je gjithçka që unë kam nevojë. Më ndihmo të mos mbështetem në veten time, por të vendos besimin tim në Ty dhe të mbështetem tek Ti.

Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Premtime Për Çdo Ditë

Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë