Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Premtime Për Çdo DitëShembull

Premtime Për Çdo Ditë

DITA 2 NGA 14

 


Fillo Ëndrrat e Tua 


"Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar…"- Fjalët e Urta 29:18 


Cila është ëndrra që Perëndia ka vendosur në zemrën tënde? 


Nuk po pyes në qoftë se ke një, unë e di që tashmë është aty sepse Perëndia na jep të gjithëve ëndrra. 


Kam parë njerëz t’u bëjnë gjëra të ndryshme ëndrrave të tyre. Disa i groposin thellë në zemrat e tyre, që të mbrojnë veten nga kritikat e të tjerëve. Disa i largojnë ëndrrat nga shikimi që të mos mendojnë më rreth tyre. Dhe disa thjesht heqin dorë nga ëndrrat sepse u dhemb të mbahen tek ato. 


Nëse ëndrrat e tua kanë nevojë për një pikë nisje, ka dy gjëra që duhet të mbash mend. Së pari, ke nevojë për një vizion të qartë. Dhe së dyti, duhet ta mbash vizionin para syve të tu gjithmonë. 


Por, të kesh një vizion nuk do të thotë që do të realizohet menjëherë. Perëndia është i interesuar në procesin e vizionit po aq sa edhe në rezultatin përfundimtar. 


Apostulli Pal tha tek Filipianëve 4:11-13 që ai ka mësuar si të jetë i përmbajtur dhe i kënaqur në gjendjen në të cilën ndodhet, pa u shqetësuar. Me fjalë të tjera, ai asnjëherë nuk e lejoji veten të mërzitej në gjendjen ku ishte… ai priste me padurim ku do të shkonte. 


Kjo do të thotë, ti, njësoj si Pali, ke nevojë të gjesh një balancë midis kënaqësisë dhe ambicies. Çelësi është: Mëso të shijosh momentin aty ku je ndërsa je duke shkuar aty ku po synon. 


Kur ke një ëndërr apo një vizion, duhet ta mbash përpara syve. Nëse të ndihmon, shkruaje. Dhe mbaje mend, Perëndia do të të ndihmojë të jetosh ëndrrën që të ka dhënë, hap pas hapi, ditë pas dite. 


Lutje: 


Jezus, edhe pse unë jo gjithmonë ndihem mirë dhe jeta përpiqet të më rrëzojë, unë besoj që Ti ke një plan të madh për jetën time. Unë zgjedh të të besoj Ty, të më ndihmosh të jetoj ëndrrën që më ke dhënë, më shumë sesa të besoj në rrethanat e mia.

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Premtime Për Çdo Ditë

Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë