Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Premtime Për Çdo DitëShembull

Premtime Për Çdo Ditë

DITA 5 NGA 14

 


Hiri - Fuqia e Perëndisë e Dhënë Falas 


"…Sipas masës së besimit që Perëndia i ndau secilit." – Romakëve 12:3 


Nëse ke jetuar mjaftueshëm në këtë botë, ke mësuar se ka vetëm pak ditë që shkojnë pikërisht ashtu siç do të donim. Fatmirësisht, Perëndia asnjëherë nuk do të na vërë në një situatë pa na dhënë aftësinë për t’i kaluar me gëzim. 


Unë besoj që Perëndia na jep hirin e Tij të veçantë për çdo situatë. Më pëlqen ta përkufizoj hirin kështu: “Fuqia e Perëndisë për të na ndihmuar të bëjmë atë që kemi nevojë të bëjmë.” Mund ta kesh atë fuqi sot, por të duhet ta marrësh dhe e vetmja mënyrë si e merr është përmes besimit. 


Romakëve 12:3 thotë që Perëndia na ka caktuar secilit një masë besimi


Pyete veten sot, Çfarë po bëj me besimin tim? A po e vendos besim në veten tënde, tek të tjerët apo në situatat e tua? Kjo nuk është të jetosh në hir, thjesht jeton me anë të fuqisë dhe veprave të tua. Dhe kjo gjë nuk të bën punë! 


Por kur çliron besimin tënd dhe i beson Perëndisë të bëjë çfarë ti nuk mundesh, po vendos besimin tënd tek Ai. Atëherë hiri, fuqia e Perëndisë, do të vijë përmes kanalit të besimit dhe do të të mundësojë të bësh gjëra që do të të mahnisin ty dhe të tjerët. 


Përkufizimi im i gjatë i hirit është: “Është fuqia e Perëndisë që vjen tek ne falas – që do të thotë se nuk na kushton asgjë përveç se të vendosim besimin tonë në Perëndinë – duke na mundësuar që lehtësisht të bëjmë çfarë nuk mund të bënim vet me mundin dhe fuqinë tonë.” 


Vendose besimin tënd në Perëndinë. Ai do që të të japë hirin e Tij sot. 


Lutje: 


Perëndi, unë e di që jeta nuk shkon gjithmonë ashtu si dua unë, por unë të besoj Ty. Me anë të besimit, unë marr hirin Tënd – fuqinë që Ti më kë dhënë falas për të më ndihmuar të kaloj përmes çdo situate, me të cilën përballem sot. 

Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Premtime Për Çdo Ditë

Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë