Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Premtime Për Çdo DitëShembull

Premtime Për Çdo Ditë

DITA 14 NGA 14

 


Të Hedhim Frikën Tutje 


“Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur  e nxjerr jashtë frikën...” – 1 Gjon 4:18 


Dua të tregoj për një fjalë, e cila përbëhet nga pesë shkronja: FRIKË! 


Shumë nga ne ndoshta mbajmë mend se kur ishim fëmijë, nëse flisnim ndonjë fjalë të keqe, mamaja na qortonte duke na paralajmëruar se do të mbanim sapun në gojë. Epo, nëse “frika” është një fjalë e keqe me pesë shkronja, atëherë besimi te dashuria e Zotit është sapuni! 


Nuk po flas për besim të dobët. Po flas për një besim të fuqishëm në dashurinë e përsosur, pa kushte, pa kufij dhe pa hezitim të Perëndisë për ne. 


Letra e Parë e Gjonit 4:18 na mëson se të kuptuarit e dashurisë së Perëndisë na çliron nga frikërat tona. Kjo nuk do të thotë që ne nuk do të ndjejmë frikë asnjëherë, por besimi në Zotin dhe dashurinë e Tij do të na mundësojë të “mos kemi frikë”. 


Zoti dëshiron që ne të dimë se Ai është me ne. Ai dëshiron të na drejtojë dhe udhëheqë, që ne të vendosim sigurinë dhe besimin tek Ai! Mbaje mend, dashuria e Tij është e përsosur, edhe kur ne nuk jemi. Ai nuk do të na dojë më shumë apo më pak, për shkak të gabimeve tona. A nuk është mirë të dimë që Perëndia na do ashtu si jemi? A nuk e rrit ky mendim besimin tënd dhe hedh poshtë frikën? 


Ne do të ndihemi të frikësuar hera herës. Kur kjo ndodh, mund të hedhim fokusin te Zoti dhe Ai do të na drejtojë përmes çdo situate, me të cilën përballemi. 


Është dashuria e përsosur e Perëndisë – jo ne të përsosur – që largon frikën çdo herë që ajo vjen. 


Lutje:


Perëndi, vetëm dashuria jote mund të largojë frikën time, prandaj unë vendos besimin tim në Ty. E di që prania jote është me mua dhe Ti do të më drejtosh përmes çdo situate të frikshme që kaloj. Unë marr dashurinë Tënde.


Për më shumë informacion vizito faqen: tv.joycemeyer.org/shqip

Shkrimet e Shenjta

Dita 13

Rreth këtij plani

Premtime Për Çdo Ditë

Nise ditën tënde me një mësim praktik biblik nga Joyce Meyer. Ky devocion i përditshëm do të të japë shpresë, ndihmë, do të rifreskojë mendjen dhe do të zbulosh që mund të jetosh me qëllim dhe pasion çdo ditë!

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë