Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Vendi i Pushimit Shembull

Breathing Room

DITA 4 NGA 5

Paratë nuk janë thjesht lekë para Zotit. Janë më shumë se monedha, kredi dhe buxhete. Për Zotin, drejtimi i parave të tua tregon dashurinë e zemrës tënde.Si e shpenzon ato (ose siç do ta shohim sot, nëse nuk je i gatshëm t’i shpenzosh të gjitha) i tregon Zotit sa i përkushtuar je për ta ndjekur atë. Kjo është arsyeja pse të kesh një kufi-ose hapësirë pushimi-nuk është mënyra më e mirë vetëm për të menaxhuar kalendarin tënd, është mënyra më e mirë për të menaxhuar edhe paratë e tua.



Pra, çfarë do të thotë të menaxhosh paratë e tua me një kufi? Do të thotë që nuk shpenzon çdo të ardhur që fiton. Ti lë një hapësirë pushimi midis parave që vijnë dhe parave që dalin. Vargu i sotëm nga Lluka shpjegon pse menaxhimi i parave të tua në këtë mënyrë, ka shumë rëndësi për Perëndinë. Në fund të një shëmbëlltyre të gjatë, Jezusi po sigurohet që dëgjuesit e tij kuptuan pikën kyçe që po përpiqej të bënte dhe ai thotë, "Ju nuk mund t'i shërbeni dy zotërinjve...Ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe parave.” Dy mijë vjet më parë, njerëzit që dëgjonin Jezusin mund të skllavëroheshin me kuptimin e plotë të fjalës për një borxh të papaguar. Sot, zotëria yt mund të jetë një kompani me karta krediti ose një huadhënës hipotekar. Por rezultati është i njëjti: dikush tjetër është në kontroll të situatës në jetën tënde.



Zoti mund të të bëjë që të zhvendosesh në një qytet të ri, por nëse je bërë lëmsh me hipotekën tënde dhe nuk mund ta shesësh shtëpinë, nuk je i lirë ta ndjekësh atë. Ai mund të të thërrasi të birësosh, por nëse ke shpenzuar në vend që të kurseje dhe nuk mund të përballosh koston, nuk je i lirë ta ndjekësh atë. Ndoshta ndjen se është koha për të lënë punën tënde, por familja jote nuk e përballon dot që të humbi rrogën tënde sepse aktualisht je duke shpenzuar çdo të ardhur që ke.



Si i menaxhon paratë e tua ka shumë rëndësi për Perëndinë, sepse fundi i llogarisë tënde bankare mund të të bëjë që të mos jesh në gjendje të thuash po në atë që po të thërret të bësh.



Për këtë arsye ke nevojë për një hapësirë pushimi financiare. Të menaxhosh paratë e tua me kufi (psh.,të qëndrosh larg borxhit, të menaxhosh harxhimet e tua, të kufizosh standartin tënd të jetesës) të jep lirinë të jesh zemërgjerë, t’i shërbesh të tjerëve, të thuash po kur ai thotë shko. Kjo të jep lirinë të ndjekësh Zotin drejt për drejt në versionin më të mirë të jetës tënde.


Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Breathing Room

A ndihesh ndonjëherë sikur nuk shijon asgjë, sepse je duke u përpjekur të bësh gjithçka? Duke bërë shumë gjëra njëkohësisht në rrugën tënde gjatë jetës me të dashurit e tu…..Ti je i zoti. Por je edhe i lodhur. Ty të duhe...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën e Pikës së Veriut dhe Sandra Stanley që siguruan këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: http://breathingroom.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë