Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Vendi i Pushimit Shembull

Breathing Room

DITA 1 NGA 5

Në ritmin e përditshëm kaotik të takimeve, ngjarjeve, detyrimeve, fëmijët, kujdesi për prindërit, shërbimi ndaj të tjerëve, duke gjetur “kohën time”, duke bërë punë, duke vrapuar drejt porosive, duke vrapuar nëpër qytet, duke vrapuar andej-këtej si i çoroditur, dhe duke mbetur pa energji... Unë ndonjëherë dua me kuptimin e plot të fjalës “të shtrihem në kullota të gjelbra”, ose të ulem “pranë ujërave të qeta”. (Edhe pse do të kënaqesha me vetëm një filxhan kafe te veranda e pasme e shtëpisë. Edhe ti?)



Ne kemi nevojë për një vend pushimi.



Vendi i pushimit është hapësira ndërmjet të ritmit dhe limitit tënd. Është një bisedë e ngeshme me mikun tënd më të mirë. Është një darkë rreth tryezës, dhe jo duke ngrënë me shpejtësi në makinë. Është të jesh në gjendje të japësh bujarisht, sepse nuk ke shpenzuar çdo të ardhur që ke fituar. Vendi i pushimit është qëllimisht një jetë më e ngadalë, më e vogël, me më prioritet.



E di që do të ishe dakord se të jetosh në atë mënyrë, të tingëllon më mirë, sesa ndjesia rraskapitëse për t'u tejkaluar dhe mbingarkuar. Sidoqoftë, një shikim në listën ose kalendarin tënd ndoshta e tregon që – si shumë prej nesh – ti po lufton për të ngadalësuar.



Pra, çfarë të shtyn të jetosh përtej kufijve të tu?



Është e vështirë të kuptosh dhe pak e vështirë të pranosh, por për mua, është frika. Unë kam frikë të humbas, kështu që përpiqem të sakrifikohem për të gjetur pak kohë në darkë me vajzat, edhe pse dita ime ishte rraskapitëse. Kam frikë mos mbetem mbrapa në krahasim me të tjerët, kështu që kërkoj në internet për një makinë të re, edhe pse makina ime është në rregull. Kam frikë se mos zhgënjej njerëzit, kështu që bie dakord të bashkohem me komitetin edhe pse nuk jam i pasionuar për projektin.... a të duken familjare këto gjëra?



Frika pëshpërit gënjeshtrat që na kanë përjashtuar dhe na kanë lënë prapa, kështu që i ngarkojmë kalendarët tanë dhe i boshatisim llogaritë tona bankare.Frika vjedh vendin tonë të pushimit. Por a e njeh urdhërimin më të përsëritur në të gjithë Biblën?Mos ki frikë. Zoti na thotë se nuk duhet të lejojmë që frika të lozë me ne. Ai na ofron një mënyrë të thjeshtë dhe të papritur për ta kapërcyer atë.



Nesër do të shohim mënyrën se si Perëndia na ka ftuar (për mijëra vjet) për të na rikthyer disa hapësira pushimi në jetën tonë. Ndërkohë, shiko kalendarin tënd dhe pyet veten:Çfarë është diçka që pranova vetëm për shkak se kisha frikë të humbja ose të zhgënjeja dikë tjetër duke thënë jo?


Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Breathing Room

A ndihesh ndonjëherë sikur nuk shijon asgjë, sepse je duke u përpjekur të bësh gjithçka? Duke bërë shumë gjëra njëkohësisht në rrugën tënde gjatë jetës me të dashurit e tu…..Ti je i zoti. Por je edhe i lodhur. Ty të duhe...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën e Pikës së Veriut dhe Sandra Stanley që siguruan këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: http://breathingroom.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë