Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Vendi i Pushimit Shembull

Breathing Room

DITA 2 NGA 5

Nuk duhet të jesh fetar për të njohur ose për të praktikuar idenë e një Shabati-një ditë pushimi. Ne të gjithë shijojmë një ditë të ngadalshme të fundjavës ndoshta duke fjetur, duke marrë një pushim nga rrëmuja e punës. Por nëse mendon vetëm për Shabatin si një e djelë e qetë, je duke humbur pjesën më të bukur-pjesën që do të japi më në fund një hapësirë pushimi.



Le të mbështetemi pak në historinë që të çon në pasazhet e sotme, nga Eksodi ku Perëndia paraqet Shabatin. Populli izraelit ishin skllevër në Egjipt për 400 vjet, duke punuar gjithë ditën, çdo ditë. Pastaj ata u liruan dhe i gjithë kombi udhëtoi nëpër shkretëtirë për 40 vjet të tjera. Dhe është këtu që Perëndia i dha atyre udhërimin për të respektuar një Shabat-të merrnin një ditë pushimi çdo javë.



Perëndia i drejtohet një grupi njerëzish që punuan me orë të tëra për qindra vjet dhe të cilët më pas po përpiqeshin të gjenin ushqim mjaftueshëm, për të ushqyer mijëra njerëz në mes të shkretëtirës, që ata duhet të bënin një ditë pushimi. Duhet të ketë qenë absurde! Po të mos punonin atë ditë, nuk mund të hanin atë ditë.



Megjithatë Perëndia ishte duke planifikuar diçka. Tek Eksodi 31:13, ai shpjegon se mbajtja e një Shabati, do të jetë një shenjë për izraelitët se "Unë jam Zoti...” Perëndia u tha atyre (dhe neve), Dua të dëshmoj se mund të kesh besim tek unë. E di që ke frikë se do të marrë uria. Por do të provoj, javë pas jave, që mund të kesh besim tek unë.



Ndoshta ti e di pjesën tjetër të historisë. Me mana dhe mish thëllëze, Perëndia iu përgjigj frikës së tyre se mos mbeteshin të uritur, duke u dhënë besnikërisht bukën e tyre të përditshme, madje edhe ditën kur i kishte kërkuar që të pushonin dhe të mos punonin.



Urdhërimi i Perëndisë që ne të pushojmë është me të vërtetë një ftesë për t'i besuar atij. Kur kemi frikë se duke i thënë jo ftesës do të dëmtojë ndjenjat e mikut tonë, ne mund t'i besojmë Perëndisë për ta mbrojtur atë miqësi. Kur kemi frikë se shtëpia jonë është shumë e vogël, makina jonë është shumë e vjetër, ose rrobat tona janë shumë të thjeshta, ne mund t'i besojmë Perëndisë se vlera jonë nuk është te këto gjëra materiale. Le ti besojmë Perëndisë në vend që të shtrëngojmë nofullat dhe duke kapërcyer limitet tona është mënyra që më në fund, të gjejmë përfundimisht një vend pushimi.


Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Breathing Room

A ndihesh ndonjëherë sikur nuk shijon asgjë, sepse je duke u përpjekur të bësh gjithçka? Duke bërë shumë gjëra njëkohësisht në rrugën tënde gjatë jetës me të dashurit e tu…..Ti je i zoti. Por je edhe i lodhur. Ty të duhe...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën e Pikës së Veriut dhe Sandra Stanley që siguruan këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: http://breathingroom.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë