Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Vendi i Pushimit Shembull

Breathing Room

DITA 3 NGA 5

Nëse ke shënuar një ditëlindje, studiuar për provim final, je martuar, je bërë me fëmijë, ose ke festuar Krishtlindjet, atëherë ke “numëruar ditët e tua.” Ti ndoshta nuk e quan kështu, por e di saktësisht sa shumë ditë kanë kaluar duke bërë pazar, duke studiuar ose sa ditë të vetme të kanë mbetur deri ditën e ngjarjes së madhe.



Në vargun e sotëm nga Psalmi 90, Moisiu i kërkon Perëndisë që të na ndihmojë të jetojmë çdo ditë me llojin e qartësisë që ne marrim kur jemi në afatin e caktuar-"Na mëso të numërojmë ditët tona". Kur mungojnë vetëm tre ditë nga Krishtlindjet dhe ti ke akoma dhurata për të blerë, ti nuk rri kot në shtrat duke shikuar filma pushimesh. Ke gjëra më përparësi më të lartë për të bërë.Duke ditur se koha jote është e kufizuar të detyron të kufizosh atë që po bën me kohën tënde.



Do të ketë gjithnjë ngjarje për të marrë pjesë, projekte për t'u marrë me to, komitete për tu bashkuar, udhëtime për të bërë, dhe detyra për të mbaruar. Dhe frika do të pëshpëritë që më mirë ti bësh të gjitha ose do të ngelesh me pak. Por numërimi i ditëve të tua është sikur të merresh me të gjitha këto kërkesa për kohën tënde nëpërmjet një filtri. Kjo është një mënyrë për t'i dhënë përparësi njerëzve dhe detyrave që kanë më shumë rëndësi.



Komiteti që ti ishe fajtor - u përfshi në bashkim? Nuk bën ndryshimin. Udhëtimi i punës që do të mbajë larg fëmijëve të tu gjatë gjithë javës? Jo për tani.



Kur ne fillojmë ta shohim kohën tonë si të kufizuar, ne me zgjuarsi mund të vendosim se çfarë ose më e rëndësishmja kush vlen kohën tonë të limituar. Moisiu thotë se ne do të "fitojmë një zemër të urtësisë". Nëse je i mbingarkuar në punë, provo të numërosh ditët e tua. Prano se (edhe pse shpreson të jetosh për dekada të tëra) koha jote është e kufizuar, kështu që të duhet të kufizosh atë që bën me kohën tënde. Unë të premtoj, duke përdorur këtë filtër do të gjesh vendin e pushimit që ke dëshiruar në kalendarin tënd.



Nesër do të shohim një filtër të ngjashëm, që mund të ndihmojë të sjelli një hapësirë pushimi në financat e tua. Ndërkohë, pyete veten:Çfarë është një rol ose një detyrë me të cilën nuk dua më ta kaloj kohën time të kufizuar?


Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Breathing Room

A ndihesh ndonjëherë sikur nuk shijon asgjë, sepse je duke u përpjekur të bësh gjithçka? Duke bërë shumë gjëra njëkohësisht në rrugën tënde gjatë jetës me të dashurit e tu…..Ti je i zoti. Por je edhe i lodhur. Ty të duhe...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën e Pikës së Veriut dhe Sandra Stanley që siguruan këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: http://breathingroom.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë