Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jeto me forcë dhe guxim!Shembull

Jeto me forcë dhe guxim!

DITA 6 NGA 8

“Ai të fuqizon që të jetosh si fitimtar”

Edhe punët më të thjeshta mund të bëhen dërrmuese, pa mjetet e duhura për atë punë. Për shembull, heqja e një vidhe është e lehtë me një kaçavidë, por shumë më e lodhshme dhe e vështirë pa një të tillë.

Një nga prioritetet kryesore të Perëndisë është të na sigurojë mjetet e duhura në jetë. Qoftë mençuria për të përballuar një vendim të madh, vullneti për të hequr një zakon të keq, apo edhe besimi për të përballuar një situatë të pamundur, Perëndia është besnik të na pajisë me atë që na duhet, që të jetojmë një jetë të përmbushur e të bekuar.

“Të rinjtë mundohen dhe lodhen, të rinjtë e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrëzohen, por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.” Isaia 40:30-31

Vendosja e shpresës sonë tek Ai, na jep qasje në një sënduk mjetesh të pafundme, që na pajisin për çdo gjë që përballemi. Kur na jepet fuqi nga lart, ne jetojmë në fitore!

Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Jeto me forcë dhe guxim!

Ti nuk je kurrë vetëm. Pavarësisht nëse ke 1 ditë apo 30 vjet në besimin e krishterë, kjo e vërtetë qëndron e patundur për të gjitha sfidat e jetës. Mëso në këtë plan se si ta marrësh ndihmën e Perëndisë në mënyrë të dob...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë