Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jeto me forcë dhe guxim!Shembull

Jeto me forcë dhe guxim!

DITA 3 NGA 8

“Ambasadori i qiellit - Fryma e Shenjtë”

Ambasadori është një përfaqësues zyrtar i një qeverie, i dërguar në një vend tjetër për të jetuar mes popullit të saj, për të përmbushur një mision paqeje dhe vullneti të mirë. Ai i përmbush detyrat me autoritetin, bujarinë dhe burimet e qeverisë që përfaqëson. Duke patur besim maksimal, ai e përmbush qëllimin e tij me dinjitet deri në fund.

Misioni i Frymës së Shenjtë i ngjan misionit të një ambasadori nga qielli, në shumë mënyra. Fryma e Shenjtë mishëron gjithë autoritetin, fuqinë dhe burimet e Perëndisë dhe shpreh e zbulon dashurinë e Tij ndaj çdo personi në tokë nëpërmjet pranisë dhe punës së Tij.

Ndërsa koha e Jezusit me dishepujt e Tij po vinte drejt fundit, Ai u tha atyre se pasi të largohej nuk do të ishin vetëm. Ai u tregoi atyre për Dikë që do të dërgohej në vendin e Tij që të ishte me ta, t'i udhëhiqte, mësonte, ngushëllonte dhe drejtonte - Frymën e Shenjtë. Jezusi tha:

“…Po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t’jua dërgoj.” Gjoni 16:7

Pas përfundimit të veprës së Jezusit në tokë, Ai dërgoi Frymën e Shenjtë që të jetë me ne në vend të tij, derisa ai të kthehet sërish. Fryma e Shenjtë jep për jetët tona drejtim, udhëheqje, ngushëllim dhe këshillim. Jezusi ua përshkroi Frymën e Shenjtë dishepujve të Tij kështu:

“…Por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.” Gjoni 14:26

Prania e Perëndisë sot me ne është në formën e Frymës së Shenjtë dhe Ai është aktivisht i përfshirë në botën dhe jetët tona.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Jeto me forcë dhe guxim!

Ti nuk je kurrë vetëm. Pavarësisht nëse ke 1 ditë apo 30 vjet në besimin e krishterë, kjo e vërtetë qëndron e patundur për të gjitha sfidat e jetës. Mëso në këtë plan se si ta marrësh ndihmën e Perëndisë në mënyrë të dob...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë