Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jeto me forcë dhe guxim!Shembull

Jeto me forcë dhe guxim!

DITA 1 NGA 8

“Ti nuk je kurrë vetëm”

Shpesh thuhet se jeta përbëhet nga një sërë ngritjesh dhe uljesh, kohë kënaqësie dhe premtimesh përzierë me periudha sfidash dhe dyshimesh. Jeta nuk është thjesht një ngjitje e qëndrueshme për në majë; përkundrazi është një udhëtim që përbëhet nga kodra dhe lugina. Besimtarë dhe jobesimtarë kalojnë përmes ulje-ngritjeve të jetës.

Por si të krishterë, ne kemi nga Perëndia një premtim të jashtëzakonshëm se nuk kemi për t’i përballuar kurrë vetëm luginat në jetë. Këtu janë fjalët e Tij inkurajuese:

“Tregohuni të fortë dhe trima. Mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur.” Ligji i Përtërirë 31:6

E vërteta është se si në periudha sfidash, ashtu edhe në periudha suksesi neve na duhet prania e Perëndisë. Duke ditur që Perëndia është me ne, na bën të përballojmë çdo sfidë të jetës si një hap drejt suksesit dhe jo si një rënie drejt dëshpërimit.

Asnjë mal s’është aq i lartë dhe asnjë luginë s’është aq e ulët ku Perëndia s’mund të na takojë. Perëndia është besnik dhe është gjithmonë me ne, pavarësisht rrethanave tona!

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Jeto me forcë dhe guxim!

Ti nuk je kurrë vetëm. Pavarësisht nëse ke 1 ditë apo 30 vjet në besimin e krishterë, kjo e vërtetë qëndron e patundur për të gjitha sfidat e jetës. Mëso në këtë plan se si ta marrësh ndihmën e Perëndisë në mënyrë të dob...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë