Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Jeto me forcë dhe guxim!Shembull

Jeto me forcë dhe guxim!

DITA 4 NGA 8

“Misioni i tij është personal”

Fryma e Shenjtë ka qenë i pranishëm që nga fillimi i krijimit, duke banuar për breza të tërë mes nesh.

“Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave.” Zanafilla 1:2

Por vetëm kur Jezusi e përfundoi veprën e tij në kryq, shërbesa e Frymës së Shenjtë për çdo besimtar u bë personale dhe e ngushtë. Para se të vdiste, Jezusi u tha dishepujve të Tij se Fryma e Shenjtë ishte i pranishëm mes tyre, por nuk ishte ende në ta.

“Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju. Nuk do t’ju lë bonjakë, do të kthehem te ju.” Gjoni 14:17-18

Premtimi i Jezusit për ngushëllim ndaj dishepujve, pak para se të vdiste, ishte se Ai do të ishte ende me ta frymërisht nëpërmjet pranisë së Frymës së Shenjtë që jetonte në jetën e tyre. Vepra që filloi Jezusi vazhdon në jetën tonë me anë të Frymës së Shenjtë. Perëndia e përdor Frymën e Shenjtë në ne për të bërë katër gjëra:

1. Ai e bën shpëtimin një realitet personal.

2. Ai të fuqizon që të jetosh si fitimtar.

3. Ai ndërton karakterin e krishterë që të të ndihmojë të rritesh.

4. Ai i bën të gjitha gjërat për të mirën tënde.

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Jeto me forcë dhe guxim!

Ti nuk je kurrë vetëm. Pavarësisht nëse ke 1 ditë apo 30 vjet në besimin e krishterë, kjo e vërtetë qëndron e patundur për të gjitha sfidat e jetës. Mëso në këtë plan se si ta marrësh ndihmën e Perëndisë në mënyrë të dob...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë