Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Vendosësh Qëllime të Perëndishme Shembull

Setting Godly Goals

DITA 5 NGA 7

Një herë, pyeta një grup fëmijësh nëse mendonin se mund të vraponin në një maratonë.


Të shkruanin një libër.


Të shënonin golin e fitores në ndeshjen finale.


Ta mundnin Beyonce-n në një konkurim kërcimi.


Pak a shumë të gjithë fëmijët e kishin dorën lart për çdo pyetje.


Fëmijët mendojnë se mund të bëjnë çdo gjë. Ata ëndërrojnë ëndrra të mëdha. Ata nuk vinë në kërkim pune të veshur si një person që punon në zyrë, brenda katër muresh. Ata duan të bëhen futbollistë, yje roku, ose president.


Por diçka ndodh ndërsa rritemi, dhe shume prej nesh ndalojmë së ëndërruari.


Ne mjaftohemi me të qënit mirë. Mjaftohemi me të qënit mediokër. Mjaftohemi me vetëkënaqësi.


Fakt: Nuk do të gjesh asnjë gjë në Fjalën e Perëndisë ku thuhet ndonjë gjë e mirë për të qënit një i krishterë mediokër ose i vetëkënaqur.


Prandaj ndërsa ecim drejt vendosjes së qëllimeve të Perëndishme, duhet të jemi plotësisht të sinqertë ndërsa vlerësojmë atë që kemi shkruar për tu siguruar që në të vërtetë jemi duke vendosur qëllime dhe jo vetëm të dhëna.


Të dhënat janë gjëra që arrihen nëse ne thjesht bëjmë minimumin. Qëllimet kërkojnë përpjekje. Dhe qëllimet e Perëndishme kërkojnë fuqinë e Perëndisë, jo thjesht ambicjen tonë.


Perëndia mund të bëj më shumë se sa ne mund të kërkojmë, ëndërrojmë, ose imagjinojmë. Ai nuk ka limite.


Pra, kjo është pyetja që duhet të bëjmë:


A ka nevojë ky qëllim për Perëndinë, apo vetëm për mua?


Nëse e duam jetën tonë të krishterë të jetë emocionuese, duhet të vendosim qëllime për veten që kërkojnë Perëndinë të shfaqet.


Ti mund të mos jesh në rrezik për ta shkatërruar jetën tënde në mënyrë drastike. Por a nuk është po aq tragjike të mendosh se je duke e humbur atë?


Më pëlqen se si John Piper e thotë në librin e tij, Mos e Humb Jetën Tënde:


"Por çfarëdo që të bësh, gjej pasionin e jetës tënde që është i përqëndruar tek Perëndia, që e lartëson Krishtin, dhe përmbushet nga Bibla, dhe gjej një mënyrë për ta thënë, për ta jetuar dhe për të vdekur për të. Dhe ti do të bësh një ndryshim që zgjat. Ti nuk do ta humbësh jetën tënde."


Ditët e të dhënave dhe qëllimeve të thjeshta ikën. Le të ëndërrojmë me Perëndinë ndërsa vendosim qëllime të Perëndishme.


Perëndi, faleminderit që je një Perëndi pa limite. Më fal kur planifikoj rrugëtimin tim pa menduar për rolin që Ti luan në jetën time. Perëndi, jam këtu. Më përdor. Dërgo fuqinë Tënde në mënyrë kaq mahnitëse, që të tjerët të të shohin Ty më shumë, se sa mua, në punën time. Të dua. Amen.



Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Setting Godly Goals

Qëllimet janë të mira, për sa kohë ato na çojnë në drejtimin e Perëndisë. Në qoftë se po mendon të vendosësh disa qëllime për veten tënde, përdor këtë plan si një udhëzues për t'u siguruar që ajo për të cilën je duke pun...

More

Dëshirojmë të falenderojmë "she works His way" që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion vizitoni faqen: https://www.sheworksHisway.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë