Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Vendosësh Qëllime të Perëndishme Shembull

Setting Godly Goals

DITA 4 NGA 7

Ushtarët, të cilëve Gjoni ju drejtua, i shërbyen qeverisë Romake. Pa dyshim, ata që i urdhëronin ushtarët mbaheshin për mëndje-mëdhenj, kështu që duke ndjekur modelin e udhëheqjes që i ishte dhënë, ushtarët ishin të njohur për faktin se abuzonin me pushtetin e tyre mbi njerëzit.



Në fund të fundit: Kur pushteti tokësor përhapet, njerëzit lëndohen. Dhe duke abuzuar me pushtetin tonë, është një simptomë e dëshirës për të pasur më shumë, e cila është një etje e pashueshme.



Asnjë shumë parash nuk mund të të kënaqë ty. Asnjë pozitë, duartrokitje, numër ndjekësish, etj, nuk do të jetë ndonjëherë mjaftueshëm.



Të kesh më shumë nuk do ta zgjidhë luftën tokësore për pushtet, por të jesh i kënaqur me atë që ke, mundet.



Të jesh i kënaqur me atë që ke, nuk është destinacioni që arrijmë, kur më në fund vendosim se kemi mjaftueshëm. Të jesh i kënaqur me atë që ke, është një zgjedhje, që pa marrë parasysh se çfarë kemi, Perëndia na mjafton.



Këtu qëndron realiteti: Puna e Perëndisë është rezultati. Puna jote është bindja. E qartë dhe e thjeshtë.



Si do të ndryshonte mënyra se si punon drejt qëllimeve të tua, nëse do e vendosje tani, që sido që të jetë rezultati, ti do ta lavdërosh Perëndinë?



Nëse e arrin qëllimin ose jo, Perëndia nuk ka ndryshuar dhe është i denjë për lavdërimin tonë.



Le të zgjedhim të jemi të kënaqur në Të, dhe jo në rrethanat tona.



Kur e vendosim këtë prioritet të parin në mendjet tona, atëherë do të jemi gati të vendosim qëllime të Perëndishme.



Perëndi, na ndihmo ta kërkojmë kënaqësinë vetëm në Ty. Na zbulo më shumë nga vetja Jote. Na bëj që të dëshirojmë më shumë nga Ty, dhe më pak nga kjo botë. Në një botë të zhurmshme, na mbaj të lidhur me të vërtetat e Fjalës Tënde. Na mbaj larg nga dashuria për paranë, dhe na afro në pasurinë e dashurisë Tënde. Amen.




Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Setting Godly Goals

Qëllimet janë të mira, për sa kohë ato na çojnë në drejtimin e Perëndisë. Në qoftë se po mendon të vendosësh disa qëllime për veten tënde, përdor këtë plan si një udhëzues për t'u siguruar që ajo për të cilën je duke pun...

More

Dëshirojmë të falenderojmë "she works His way" që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion vizitoni faqen: https://www.sheworksHisway.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë