Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Vendosësh Qëllime të Perëndishme Shembull

Setting Godly Goals

DITA 1 NGA 7

A je duke e pyetur veten tënde: Çfarë duhet të bëj?



Besoj se nuk do të ishe këtu, nëse nuk do ja kishe bërë vetes këtë pyetje. Ndërkohë që nuk ka asgjë të gabuar të vendosësh qëllime, ka disa gjëra që duhet të bëjmë si fillim.



Bibla tregon për tre grupe të ndryshme njerëzish(turmat, tagrambledhësit, dhe ushtarët) të gjithë i bënë Gjon Pagëzorit të njëjtën pyetje, pasi dëgjuan mesazhin e tij:



“Dhe ne, pra, ç'të bëjmë?” (Luka 3:10; 12; 14)



E njëjta pyetje, që ndoshta na mundon shumë prej nesh në fillim të një viti të ri, tremujori, muaji, apo thjesht një të hënë të rastësishme, ndodhet pikërisht këtu në fjalën e Përëndisë.



Prandaj…kush ishte Gjon Pagëzori dhe çfarë tha ai që nxiti këtë pyetje?



Gjon Pagëzori, profeti i parë që u shfaq mbas disa shekujsh. ( Ka 400 vite heshtje, ndërmjet fundit të librit të Malakias dhe fillimit të tregimeve të ungjijve sipas Mateut, Markut, Lukas, dhe Gjonit!),kishte një mesazh të njohur për pendimin nga mëkati, dhe bashkë me të, një thirrje të guximshme për të jetuar në të vërtetë për Zotin.



Thelbi i mesazhit të tij është përmbledhur tek Luka 3:8: “Bëni, pra, fryte të denja pendimi”



Pendimi nuk është thjesht një lutje që bëjmë ose fjalë që themi. Veprimet tona duhet të tregojnë, se ne jetojmë ndryshe kur jetojmë për Perëndinë.



Kështu që para se të përpiqemi të vendosim, se çfarë duam të arrijmë këtë vit të ri, do të kalojmë tre ditët e ardhshme, duke shqyrtuar përgjigjen e Gjonit.



Ai nuk i jep turmës një qëllim të ri për të përmbushur, por u jep një mënyrë të re për të jetuar.



Mënyrën e Perëndisë.



Në qoftë se duam ta bëjmë këtë vit, më të mirin për ne, duhet të bëjmë diçka ndryshe. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të krijojmë një biznes të ri, një produkt të ri, apo një shërbim të ri.



Në vend që të angazhohemi ashpërsisht për të arritur një qëllim të caktuar, së pari le të jemi të angazhuar në mënyrën si punojmëdrejt qëllimeve tona.



Le të lutemi:


Perëndi, dua që qëllimet që vendos të reflektojnë dashurinë time për Ty. Mos më lejo ti ndaj qëllimet që vendos, nga mënyra se si jetoj për Ty, por përputhi qëllimet e mia me misionin Tënd. Hape zemrën time Perëndi, për më tepër sesa thjesht ato që dëshiroj. Hape zemrën time dhe hapi duart e mia të bëj punën Tënde. Amen.




Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Setting Godly Goals

Qëllimet janë të mira, për sa kohë ato na çojnë në drejtimin e Perëndisë. Në qoftë se po mendon të vendosësh disa qëllime për veten tënde, përdor këtë plan si një udhëzues për t'u siguruar që ajo për të cilën je duke pun...

More

Dëshirojmë të falenderojmë "she works His way" që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion vizitoni faqen: https://www.sheworksHisway.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë