Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Vendosësh Qëllime të Perëndishme Shembull

Setting Godly Goals

DITA 2 NGA 7

Dy fjalë për ti përmbledhur udhëzimet e Gjonit ndaj turmave: Ji zemërgjerë.



Le të jemi të sinqertë: Në botën e punës, është praktikë më e zakonshme të marrësh aq sa të mundesh. Dhe zemërgjerësia, është më shumë një marifet publicitar, sesa një sakrificë.



Kështu qëndron e vërteta: nëse nuk e vendosim zemërgjerësinë si prioritet ndërsa vendosim qëllime, ka mundësi të zgjedhim lakminë, që zakonisht duket si një udhëtim për më shumë, i cili nuk mbaron kurrë duke u ndjerë i mjaftueshëm.



Më pëlqen shumë imazhi i gruas së virtytshme tek Fjalët e Urta 31:20 që i jep përparësi bujarisë në jetën e saj:


“Ajo i shtrin dorën të varfrit dhe i jep dorën nevojtarit”



Shtrirjanënkupton se ajo është duke e përdorur shtrirjen e saj të plotë drejt një qëllimi të caktuar. Zgjatjado të thotë se ajo është duke dhënë përtej asaj që është e mundur. Të dyja herët tek ky varg në disa versione Anglisht, përdoret numri shumës i “duarve” dhe jo thjesht“dora”, kjo na tregon se ajo nuk jep vetëm pak, ajo jep gjithçka që ka.



Qëllimi i vendosjes së qëllimeve është rritja, apo jo? Prandaj nëse bujaria na zgjat përtej kapacitetit tonë normal, bujaria dhe rritja e perëndishme shkojnë paralelisht.



Në çfarë mënyre mund ta rritësh zemërgjerësinë këtë vit? Merr disa minuta dhe mendo se si bujaria mund të jetë pjesë e planit tënd, dhe jo një mendim që mund t'i kushtosh vëmendje më vonë.



Perëndi, nuk ka dyshim që ti je një Perëndi bujar. Gjithçka që kemi të përket Ty, dhe Ti thjesht na e ke besuar neve. Duke filluar nga talentet tona, e deri në gjërat që zotërojmë dhe madje dhe vetë jetën, Zot; këto janë të gjitha dhurata prej Teje. Na ndihmo ta reflektojmë karakterin Tënd, tek ata që jetojnë pranë nesh, nga mënyra se si japim lirisht me duar të hapura dhe zemra të hapura. Ne besojmë tek Ti. Amen.




Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Setting Godly Goals

Qëllimet janë të mira, për sa kohë ato na çojnë në drejtimin e Perëndisë. Në qoftë se po mendon të vendosësh disa qëllime për veten tënde, përdor këtë plan si një udhëzues për t'u siguruar që ajo për të cilën je duke pun...

More

Dëshirojmë të falenderojmë "she works His way" që mundësoi këtë plan. Për më shumë informacion vizitoni faqen: https://www.sheworksHisway.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë