Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Vrasësh Kriptonitin me John BevereShembull

Killing Kryptonite With John Bevere

DITA 6 NGA 7

Ekzistojnë tre skenarë të ndryshëm kur bëhet fjalë për besimtarët dhe mëkatin.



Së pari, ka besimtarë që anashkalojnë mëkatin për shkak të zemrave të ngurtësuara. Së dyti, ka të Krishterë të deklaruar që besojnë në gënjeshtrën se jemi të gjithë mëkatarë nga natyra, se gjaku i Jezusit është aq i fuqishëm sa të na çlirojë nga ndëshkimi i mëkatit, por jo nga skllavëria ndaj tij. Këto dy grupe, duke iu dhënë mëkatit, janë si kriptonite në trupin e Krishtit, duke sjellë dobësi në të gjithë trupin për shkak të mosbindjes së tyre të qëllimshme ndaj Krishtit.



Sidoqoftë, ekziston një grup i tretë—besimtarët që janë në përpjekje për t'u çliruar nga mëkati. Ky është grupi me të cilin dua të flas sot.



Gjëja e parë që dua të them është, Jezusi kurrë nuk do të pushojë së faluri ty. Ai e sheh mundimin që mëkati yt të sjell sa herë që bie. Ai e di që ti vërtet dëshiron të jesh i lirë. Dhe me hirin e Tij, këto fjalë sot mund të të ndihmojnë.



Unë kam qenë pjesë e këtij grupi për shumë vite, për shkak të një varësie ndaj pornografisë. Unë u bëra i varur disa vite para se të njihja Krishtin dhe madje edhe pasi u martova dhe punoja në shërbesë, nuk mund të lirohesha. Njëherë kisha mundësinë që një nga pastorët më të respektuar në Amerikë, të vinte duart mbi mua dhe të lutej që të çlirohesha nga varësia ime. Asnjë prej tyre funksionoi.



Liria ime nuk erdhi derisa ndryshova prioritetet e mia. Në fillim, doja që Zoti të më çlironte sepse isha i shqetësuar se mëkati im do të më pengonte në shërbesën time. Por pastaj zemra ime u zhvendos, dhe fillova të përqendrohesha se si vendimet e mia po ndikonin intimitetin tim me Jezusin. Fillova të shqetësohesha se si mëkati im ndikonte Zotin.



Te 2 e Korintasve 7:10, Pali vë në kontrast dy lloje trishtimesh—trishtimin hyjnor që çon drejt shpëtimit, dhe trishtimin e kësaj bote që sjell vdekjen. Historia ime ilustron të dyja këto trishtime. Në fillim, trishtimi im ishte i kësaj bote, duke u brengosur se çfarë do të ndodhte me mua. Por më vonë, trishtimi im u bë hyjnor, i shqetësuar për mënyrën se si mëkati im lëndonte Perëndinë dhe të tjerët.



I dashur mik, fuqia e Zotit është në dispozicion për të të liruar nga mëkati dhe për të të dhënë një jetë të mbinatyrshme. Ndiq pendimin hyjnor, merr faljen e Zotit, dhe jeto me guxim jetën tënde të re në Krishtin.


Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Killing Kryptonite With John Bevere

Ashtu si Supermeni, i cili mund të mposhtë çdo armik, edhe ti si ndjekës i Krishtit ke aftësinë e mbinatyrshme për të pushtuar sfidat me të cilat përballesh. Por problemi për Supermenin dhe për ty është që ka një kripton...

More

Dëshirojmë të falenderojmë John dhe Lisa Bevere (Shërbesa Messenger International) që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://killingkryptonite.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë