Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Vrasësh Kriptonitin me John BevereShembull

Killing Kryptonite With John Bevere

DITA 1 NGA 7



Mund të vijë si befasi që qëllimi im për ditën e parë të këtij devocionali është të të irritoj. . . Do të të them pse.



Ekziston një shkëputje e mprehtë midis asaj që ndodhi në kishën e Testamentit të Ri dhe asaj që po ndodh në kishën e sotme. Do të ishte e lehtë të fajësohej kjo shkëputje tek institucionet e copëtuara, udhëheqësit jo të perëndishëm, kultura, dhe kështu me rradhë, por le ta përdorim këtë mundësi për të shqyrtuar jetët tona.



E vërteta është, të Krishterët e shekullit të parë ishin mbinjerëzorët e ditëve të tyre, dhe bota qëndroi e habitur prej tyre. Këtu janë vetëm disa nga aktet heroike të tyre të gjetura në Shkrimin e Shenjtë:



Askujt në komunitetet e tyre nuk i mungonte gjë—askush nuk kishte nevoja fizike të çfarëdo lloji, dhe askush nuk ishte i varur nga ndihma e qeverisë (Veprat e Apostujve 4:33–35). Qytete të tëra erdhën te Jezusi në një moment, dhe ungjilli përfshiu rajone të tëra brenda disa viteve (Veprat e Apostujve 9:32–35, 19:10).



Fuqia e Zotit funksiononte përmes tyre aq shumë, sa duhej të bindnin njerëzit që ata nuk ishin perëndi (Veprat e Apostujve 10:25–26, 14:8–18)—mendo pak për këtë për disa sekonda. Ata kishin kohë adhurimi kaq të fuqishme sa tundnin tokën (Veprat e Apostujve 4:31). Dhe si rezultat i atyre gjërave, ata kishin një reputacion të të qenit njerëz që e kishin kthyer botën përmbys (Veprat e Apostujve 17: 6).



Ajo që duhet të na sfidojë vërtet, është se Zoti e bën të qartë në Fjalën e Tij që të Krishterët e ditëve të fundit, do të bëjnë edhe më shumë sesa këta besimtarë të hershëm. Pyetja është, pse nuk po shohim veprat e mëdha që Zoti premtoi?



Unë besoj se ashtu si Supermeni kishte kriptonitin, edhe kisha—mbledhja e të gjithë individëve që deklarojnë të ndjekin Krishtin—ka gjthashtu.



Kriptoniti ishte një substancë nga planeti i prejardhjes të Supermenit. Kur ai i afrohej atij, ai humbiste të gjitha superfuqitë e tij dhe bëhej i dobët—madje edhe më i dobët se një njeri normal. Nëse e shikon kishën sot—me përqindjen e lartë të divorcit, përdorimit të pornografisë, dhe imoralitetit seksual aq të lartë apo më të lartë se ai i botës—është e qartë që kemi disa kriptonite midis nesh.



Gjendja e kishës sot, e cila duket aq qartë në mosmarrëveshje me synimet dhe qëllimet e Zotit për jetën tonë si ndjekës të Krishtit, duhet të të frustrojë.



Në këto devocionale, ne do të mësojmë se çfarë është ky kriptonit dhe si ta heqim qafe atë, por duhet së pari të njohim dhe të besojmë në potencialin tonë. Do të bëhesh i pamotivuar për tu futur në ndonjë potencial për të cilin nuk je në dijeni.



Çfarë do të bësh tani që e di potencialin tënd?


Dita 2

Rreth këtij plani

Killing Kryptonite With John Bevere

Ashtu si Supermeni, i cili mund të mposhtë çdo armik, edhe ti si ndjekës i Krishtit ke aftësinë e mbinatyrshme për të pushtuar sfidat me të cilat përballesh. Por problemi për Supermenin dhe për ty është që ka një kripton...

More

Dëshirojmë të falenderojmë John dhe Lisa Bevere (Shërbesa Messenger International) që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://killingkryptonite.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë