Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Vrasësh Kriptonitin me John BevereShembull

Killing Kryptonite With John Bevere

DITA 4 NGA 7



Sot do të të tregoj mashtrimin më tinëzar që po i çon të Krishterët në idhujtari— madje edhe tani.



Për ta bërë këtë, unë dua që ti të mendosh për historinë e viçit të artë në malin Sinai. Nëse e mban mend, Perëndia sapo kishte shpëtuar Izraelin nga Egjipti përmes shumë mrekullive të fuqishme dhe i kishte udhëhequr ata nëpër shkretëtirë në malin Sinai. Ai u tregoi atyre urdhërimet e Tij, por të gjithë u tërhoqën dhe insistuan që Moisiu të ngjitej në mal për të biseduar vetëm me Perëndinë.



Ndërsa Moisiu kishte ikur, njerëzit humbën durimin. Ata shkuan te vëllai i Moisiut, Aaroni, dhe i kërkuan që ai t'i bënte një perëndi që t'i drejtonte ata në Tokën e Premtuar. Tani, fjala që ata përdorën për "perëndi" është Elohim , e cila përdoret në Testamentin e Vjetër për t'iu referuar perëndive pagane dhe Zotit të vërtetë, kështu që ne nuk dimë me të vërtetë se për kë po flasin ende.



Aaroni u nënshtrohet kërkesave të tyre, krijon një statujë të artë të një viçi, dhe ata thonë: "Ky është perëndia yt, o Izrael, që të nxori nga toka e Egjiptit" (Eksodi 32:4). Ne ende nuk e dimë për cilin Perëndi po flasin, por Aaroni e bën të qartë menjëherë.



Ai thotë, "Nesër do të jetë një festë për Zotin" (Eksodi 32:5). Tani kur thotë: "Zot", ajo që është shkruar atje është emri "Yahweh", emri i Perëndisë. Tani e dimë për kë po flasin.



Ja çfarë po ndodh: Ata po deklarojnë, "Yahweh është Perëndia ynë. Yahweh na shpëtoi nga Egjipti. Yahweh është Zoti ynë, " por megjithatë ata po adhurojnë një idhull. Ne duhet ta shohim këtë paralajmërim, sepse nëse ata mund të kishin të gjitha deklaratat e duhura ndërsa akoma adhuronin një idhull, ne gjithashtu mund ta bëjmë.



Në fakt, shumë të Krishterë e bëjnë këtë çdo ditë. Ata deklarojnë, "Jezusi është Zot", por ata nuk e ndjekin Jezusin. Ashtu siç Izraeli tha që ata adhuronin Zotin, por ndiqnin dëshirat e tyre në vend të vullnetit të deklaruar të Zotit, shumë të krishterë zgjedhin se cilat pjesë të Shkrimit të Shenjtë do të ndjekin, dhe pastaj injorojnë pjesën tjetër që i sfidon!



Kjo është të krijosh një imitim të Jezusit—një idhull. Nuk është të adhurosh Jezusin në të vërtetë.



Pyetja që duhet të bëjmë është, si mund ta dimë se po adhurojmë Jezusin e vërtetë, dhe jo një imitim të Tij?


Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Killing Kryptonite With John Bevere

Ashtu si Supermeni, i cili mund të mposhtë çdo armik, edhe ti si ndjekës i Krishtit ke aftësinë e mbinatyrshme për të pushtuar sfidat me të cilat përballesh. Por problemi për Supermenin dhe për ty është që ka një kripton...

More

Dëshirojmë të falenderojmë John dhe Lisa Bevere (Shërbesa Messenger International) që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://killingkryptonite.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë