Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Himni I HiritShembull

Himni I Hirit

DITA 5 NGA 5

Ju ndoshta e dini himnin e stadiumit të Queen, "Ne do t'ju tronditim". Ajo ka mbledhur turma në mbarë botën, nga Super Bowls në Kupën e Botës.

Por a e dini se Queen as që mendonte se do t'u pëlqente njerëzve?

Kjo është arsyeja pse ata e vendosën atë në anën B të albumit të tyre, vendi ku vendosni të gjitha këngët që nuk mendohet të kryesojnë të top-lista. Sot dua t'ju sjell disa tekste nga kënga "Hiri i mrekullueshëm" që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë... por që patjetër nuk doni t'i humbisni. Mendojeni si hir nga ana B.

Po, kur ky mish dhe zemër do të ligështohen,

Dhe jeta e vdekshme do të pushojë

Unë do të zotëroj, brenda velit,

Një jetë me gëzim dhe paqe.

Jeni njohur me keto fjalë? Jo tamam tekstet me lule e të një kenge të renditur në vendin e parë. Por premtimi që ata ndajnë në ketë teskt, refletkoni çdo gjë të jetës tuaj. Më lejoni ta zbërthej pak më tepër për ju:

Për shkak të Jezusit, nuk ka asnjë skenar ku historia juaj të mos përfundojë me fitore!

Pavarësisht se çfarë hasni gjatë rrugetimit të jetës tuaj, ju qendroni në premtimin e Perëndisë që thotë, kur gjithçka të thuhet dhe bëhet, do ta gjeni veten të sigurt, të dashur, të shëruar, të plotë dhe të mbushur me gëzim dhe paqe në praninë e Perëndisë..

Kjo është ajo që Jezusi siguroi për ju kur u ngrit nga varri dhe mposhti vdekjen – jetën në maksimum. Kur vendosni besimin e shpëtimit tuaj te Jezusi, ju merrni premtimin se as vdekja nuk e merr premtimin e fundit të historisë tuaj.

Billy Graham u shpreh kështu:

"Për besimtarin ka shpresë përtej varrit, sepse Jezu Krishti na ka hapur derën e parajsës me vdekjen dhe ringjalljen e Tij."

Dera e jetës së pafundme dhe të pandërprerë është hapur, sepse Jezusi e kaloi i pari. Ai e pushtoi varrin, dhe në Të, edhe ju mundeni! Kjo është arsyeja pse e Premtja e Madhe - dhe e Diela e Pashkëve - janë festa kaq të gëzueshme!

Por në rast se mendoni se kjo tingëllon si arratisje… duke u fokusuar në parajsë që të mos keni nevojë të lëndoni kaq shumë këtu në tokë, hidhini një sy asaj që shkruan Pali te 2 Korintasve 4:16–18:

“Prandaj nuk na lëshon zemra; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendshëm përtëritet nga dita në ditë. Sepse trishtimi ynë i lehtë është vetëm për një moment , prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie; Ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjerat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme.

E shihni fuqinë e këtij premtimi?

Në rrugëtimin që ju ndodheni sot, shpresa për parajsën ju ben më të fortë. Kujtoni, se çdo gjë që kjo botë ju ofron nuk mund t'ju grabisë shtëpinë që Perëndia ka përgatitur për ju - dhe se Perëndia do të përdorë dhimbjen e kësaj bote për t'ju formësuar në personin që Ai ju krijoi të jeni.

Ju gjeni forcë për sot, qëllim në dhimbjen tuaj dhe gëzim në pritje. Pra, mos e humbni hirësine në zemrën tuaj, sepse Jezusi ka fituar!

Bekime,

—Nick Hall

Shkrimet e Shenjta

Dita 4

Rreth këtij plani

Himni I Hirit

Zbuloni thellësitë e dashurisë së Perëndisë për ju përmes këtij Himni të Hirit. Evangjelisti Nick Hall do t'ju udhëheqë përmes një devocioni të fuqishëm 5-ditor duke ju ftuar të bashkoheni me Himnin e hirit të Perëndisë ...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë PULSE Outreach për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://anthemofgrace.com/

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë