Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Himni I HiritShembull

Himni I Hirit

DITA 3 NGA 5

Ku është Perëndia kur jeta bëhet e vështirë?

Nëse e keni menduar ndonjëherë këtë, atëherë jeni në rrugë të mirë. Unë kam bërë të njëjtën pyetje. Kështu bën thuajse çdo kush. Kur jeta juaj prek fundin – kur duket se po përballeni me pengesa nga të gjitha anët – ju kërkoni të ulërisni: “Ku je, Perëndi?”

Përgjigja që merrni do jetë një nga gjërat më të mira që do ta dëgjoni ndonjëherë. .

Në Romakët 8:38–39 thuhet,

“Sepse jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as djajtë, as e tashmja, as e ardhmja, as ndonjë pushtet, as lartësia, as thellësia, as ndonjë gjë tjetër në të gjithë krijimin, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë, që është në Jezu Krishtin, Perëndinë tonë.”

Pra bazuar në ketë pasazh, ku është Perëndia kur jeta bëhet e vështirë? Ku është Ai kur miqtë tuaj ju braktisin? Apo kur familja juaj shpërbëhet? Apo kur ëndrrat tuaja rrëzohen?

Bibla thotë se Perëndia është me ju edhe në dhimbjen tuaj - duke ju dashur gjatë gjithë kohës.

Tani, ndoshta po mendoni, "Kjo është e mrekullueshme... por atëherë pse nuk ma heq dhimbjen?"

Pyetje fantastike. Ketë pyetje e kanë ngritur dhe shumë njerëz të tjerë. Ashtu si apostulli Pal, i cili shkroi edhe pasazhin e mësipërm.

Në pake vite, Pali duroi shumë dhimbje dhe vështirësi nga sa përballen shumica e njerëzve gjatë gjithë jetës së tyre. Ai u rrah, u tall, u mbyt dhe u burgos. Atij i vdiqen miqtë, u përball me vetminë dhe luftoi me depresionin. Më në fund, vetë Pali u vra ngaqë ndoqi Jezusin.

Në një moment, Pali kaloi veçanërisht një kohë tepër të vështirë. Ne nuk e dimë se çfarë ishte, por ai e përshkroi atë si një gjemb në mishin e tij. Ndoshta ishte sëmundje, sëmundje mendore ose dhimbje kronike. Sido që të ishte, ai nuk mund të levizte dhe iu lut Perëndisë që ta hiqte.

Zoti u përgjigj…

“Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi.” (2 Korintasit 12:9)

Çfarë do të thotë Perëndia me këtë? A nuk shqetësohet Ai që Pali po lufton?

Sigurisht po. Ashtu si Ai kujdeset për dhimbjen në jetën tuaj. Mos harroni kurrë se Jezusi ishte një njeri «i njohur me dhimbjen» siç thotë Isaia 53:3. Ai e njeh pikëllimin. Ai na e merr. Ai të do ty.

Por ajo që ju dhe unë kemi më shumë nevojë – dhe ajo që kjo botë ka më shumë nevojë – nuk është një ndryshim në rrethana, por një transformim në zemër.

Kjo është ajo që bën Jezusi kur Ai vjen në jetën tuaj. Dhe kjo është shpresa që Ai shfaq në jetën tuaj kur ju lë në vuajtje, në vend që t'ju çlirojë prej saj.

Ai thotë, "Unë do t'ju shoh përmes kësaj. Unë do t'ju formoj përmes kësaj. Dhe unë do t'ju përdor për të ndare hirin tim nëpërmjet jush përkundrejt botës që ka nevojë për mua më shumë se çdo gjë tjetër."

Pra, çfarëdo vështirësie, lëndim apo dhimbje në zemër metë cilën po përballeni sot, gjeni paqe në premtimin e Perëndisë se Ai nuk do t'ju lërë kurrë, asgjë nuk mund t'ju ndajë nga dashuria e Tij në Jezusin dhe në hirin e Tij, pasi është gjithçka për të cilën ju keni nevojë. Kështu që këndoni me vetëbesim…

Përmes shumë rreziqeve, mundimeve dhe kurtheve,

Unë kam ardhur tashmë;

"Ky hiri deri tani më ka falur siguri,

Dhe hiri do të më çojë në shtëpi.

Bekime,

—Nick Hall

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Himni I Hirit

Zbuloni thellësitë e dashurisë së Perëndisë për ju përmes këtij Himni të Hirit. Evangjelisti Nick Hall do t'ju udhëheqë përmes një devocioni të fuqishëm 5-ditor duke ju ftuar të bashkoheni me Himnin e hirit të Perëndisë ...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë PULSE Outreach për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://anthemofgrace.com/

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë