Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Himni I HiritShembull

Himni I Hirit

DITA 2 NGA 5

Gjëja ime e preferuar rreth ndjekjes së Jezusit është gjithashtu gjëja ime më pak e preferuar për ndjekjen e Jezusit.

Më lejo ta shpjegoj…

Më pëlqen që Perëndia më ka ftuar në familjen e Tij. Unë nuk e meritoja një gjë të tillë. Gjithçka që meritoja ishte gjykimi për mëkatet e bera gjatë jetës time dhe unë nuk mund të bëja asgjë për ta rregulluar atë situatë. Më dukej sikur nuk mund të hyja në familjen e Tij… tarifa e hyrjes ishte shumë e lartë… por Perëndia hyri dhe më pagoi hyrjen.

Ky është hiri…

Por këtu qendron e gjitha… Hiri i Perëndisë është për të gjithë, duke përfshirë edhe ata njerëz që e bëjnë jetën tuaj të vështirë.

Ne të gjithë kemi njerëz në jetën tonë që perpiqen të na shkatërrojnë, na qasen në mënyrë të gabuar dhe që na nxjerrin nga vetja jonë, na çmendin komplet. Ndoshta është dikush që e njihni personalisht. Ose mbase është dikush në internet.

Shpesh herë në të perditshmen tonë, njerëzit që na shqetësojnë më shumë sot janë ata që nuk i kemi takuar kurrë; si për shembull një personazh publik, një parti politike, një influencues në TikTok etj.

Kushdo qoftë ai, ajo çfarë i bashkon këto personazhe është se kur dikush na ofendon, keta njerëz bëhen "ata".

Si rrjedhojë, nuk mund të debatoni me ata. As nuk mund të flisni me ata. As nuk mund t'i respektoni dhe as nuk mund t'i doni ata.

Njerëzit kanë një aftësi të mprehtë për të etiketuar dhe dënuar njerëzit - madje edhe grupe të tëra njerëzish - duke përdorur një standard të cilin asqë nuk do ta përdornim për të gjykuar veten e tyre. Unë e bëj ketë. Vë bast se edhe ti e benë ketë gjë.

Nesë nuk e bën, atëherë Lavdëro Perëndinë.

(Sepse puna e hirit është se ne të gjithë kemi nevojë për të. Dhe pasi e kemi marrë atë, Perëndia ju thërret juve dhe mua që ta shpëndajmë hirin e Tij të mrekullueshëm tek të tjerët.

Në Kolosianëve 3:13 thuhet,

“Duroni dhe faleni njëri-tjetrin sa herë që dikush të ketë ankesë kundër ndonjë tjetri. Falni ashtu si edhe Perëndia ju ka falur.”

Perëndia nuk ma kishte borxh dashurinë e Tij. Ai nuk më detyrohej falje. Ai nuk më kishte borxh krijimin e marrëdhënies me Të apo premtimin e jetës së përjetshme në parajsë. I gjithë ky është thjesht hir i pastër. Pra, pyetja që duhet t'i bëjmë vetes është: si mund të marrim një hir kaq të mrekullueshëm nga Perëndia dhe të mos ua ofrojmë atë të tjerëve?

Hir nuk do të thotë se jeni dakord me gjithçka që dikush thotë ose bën. Hir nuk do të thotë që të largosh mëkatin në botë. Hir nuk do të thotë që të mos ngrihesh të mbrosh dikë që të.

Hiri do të thotë që të mos dënosh dikë ose të mos e frenosh dashurinë tënde sepse ai të ka ofenduar apo ka berë diçka të gabuar kundrejt teje. Pse?

Sepse kështu ju do Perëndia… dhe kështu Perëndia i do ata.

Bekime,

—Nick Hall

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Himni I Hirit

Zbuloni thellësitë e dashurisë së Perëndisë për ju përmes këtij Himni të Hirit. Evangjelisti Nick Hall do t'ju udhëheqë përmes një devocioni të fuqishëm 5-ditor duke ju ftuar të bashkoheni me Himnin e hirit të Perëndisë ...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë PULSE Outreach për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://anthemofgrace.com/

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë