Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

I Shqetësuar për Asgjë Shembull

Anxious For Nothing

DITA 6 NGA 7

Po sikur të mund ta lavdërosh Zotin edhe në mes të dhimbjes? Brian përjetoi ankth që e çoi në disa simptoma fizike gjithashtu. Por përmes përvojës së tij, ai zbuloi se kishte ende shumë për të falënderuar Zotin. Ja historia e tij:



Fillimisht u përballova me ankthin akut dhe panikun disa vjet më parë, ndërsa jetoja në një shtet të huaj gjatë një faze sfiduese të jetës. Ndërsa përpiqesha të mësoja një gjuhë të re, të filloja një biznes, të isha drita e Krishtit, ku praktikisht nuk kishte asnjë kishë të pranishme, dhe të isha prind i binjakëve një vjeç, ishte sikur gradualisht po zbrisja një luginë të errët.



Gjatë disa muajve, unë vuajta nga dhimbje gjoksi, dhimbje koke dhe sëmundje të tjera që shërbyen si katalizator për frikën dhe shqetësimin, ndryshe nga çdo gjë që kisha provuar ndonjëherë. Deri në këtë pikë në jetën time, unë me të vërtetë nuk e kisha luftuar shumë merakun, dhe nëse jam i sinqertë, madje krenohesha se isha një ndërmarrës i guximshëm i rrezikut. Por së shpejti fillova të mendoja shumë për skenarët më të këqija - i bindur se diçka serioze nuk shkonte me mua ose se diçka e tmerrshme do ti ndodhte familjes time.



Njerëzit pyesin nëse ankthi im ishte nga rrethanat, fiziologjik, apo frymëror. Mbas një konsiderimi të gjatë, unë jam mjaft i bindur se përgjigjja është "po". Besoj se shpesh mund të ketë gjëra të shumta në lojë. Stresi ka një mënyrë që zien deri në një pikë, ku edhe ata me tolerancën më të lartë, janë të ndjeshëm ndaj forcës së tij ndërtuese.



Gjithashtu, si kufizime të tjera fizike ose sëmundje, disa prej nesh përjetojnë raste kur kimikatet e trupave tanë nuk janë në ekuilibër. Përveç kësaj, armiku ynë shpirtëror duket të jetë një oportunist kur bëhet fjalë për sulmet e tij, duke goditur në zonat tona më të dobëta.



Në sfidën e famshme të Palit për t'u shqetësuar për asgjë në Filipianëve 4: 6-7, ai na bën thirrje jo vetëm për t'u lutur, por edhe për të qënë falënderues. Konteksti i udhëzimeve të Palit, nuk është në prag të fitores ose pasi ka ndodhur një ndryshim i mbinatyrshëm. Në fakt, vetë Pali po ndeshej me një situatë mjaft të tmerrshme. Ai po i shkruante kishës Filipiane nga burgu dhe po përballej me një të ardhme shumë të pasigurt. Por megjithatë, letra e tij pasqyron gëzimin dhe qëndrimin e tij të thellë të gëzimit.



Pra, në mes të dhimbjes sonë, ne gjithashtu mund të japim lavdi.



Nuk besoj se Pali po na kërkon të kemi një mirënjohje të pasinqertë. Unë mendoj se Pali po na sfidon të falënderojmë atje ku duhet falënderuar, madje edhe në mes të çdo mundimi aktual që po kalojmë.



Kam zbuluar se nuk jam kurrë pa gjëra për të festuar. Edhe gjatë disa prej provave më të vështira me të cilat jam përballur, ka pasur edhe gjëra për të cilat kam qenë mirënjohës. Duke menduar për to dhe duke shprehur mirënjohjen tek Zoti, më ndihmon në transformimin e këndvështrimit tim dhe në riekuilibrimin e mendjes sime.



Një mbingarkesë e mendimeve negative ose stresuese, mund të krijojë një ndjenjë të përgjithshme të dënimit të afërt. Por edhe kur shpreh mirënjohjen time ndaj Zotit si një veprim të detyruar disipline, unë shpesh përjetoj që pesha fillon të ngrihet.



Kjo nuk do të thotë që ka një formulë marramendëse për një jetë pa ankth. Por parimi i lavdërimit të Zotit edhe përmes dhimbjes, është një rrugë drejt pranisë së Tij jetëdhënëse, e cila na ofron paqe.



-Brian

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Anxious For Nothing

Po sikur të ketë një mënyrë më të mirë për të luftuar shqetësimet e pafundme që të mbajnë zgjuar natën? Pushimi i vërtetë është në dispozicion - ndoshta më afër sesa mendon. Zëvendëso panikun me paqen përmes këtij Plani ...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë