Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

I Shqetësuar për Asgjë Shembull

Anxious For Nothing

DITA 1 NGA 7

Në Arrati



Të jetosh me ankth duket shumë sikur je duke jetuar në arrati - përveçse po largohesh nga vet jeta jote. Paniku vendoset në gjoksin tënd, ndërsa përpiqesh me dëshpërim të arratisesh në një vend të sigurt, që duket pak larg arritjes. Shqetësimet vërtiten në kokën tënde me një shpejtësi që e bën të vështirë frymëmarrjen, dhe frika rritet, duke shkaktuar pavendosmëri dhe vetëdyshim.



Të tingëllon e njohur? Ekziston një presion i vazhdueshëm për të mos e mbyllur kurrë jetën tënde - postat elektronike nuk ndalen kurrë, njoftimet grumbullohen në telefonët tanë, dhe mos të harrojmë kurthin e krahasimit që sjellin mediat sociale. Pra, si jetojmë me këtë, kur e dimë që si ndjekës të Jezusit, ne jemi thirrur të jetojmë të shqetësuar për asgjë?



Shumë shpesh ndihemi të rënduar nga faji, sepse mendojmë se të Krishterët nuk supozohen të ndihen kështu.



Po sikur të ndalonim së vrapuari nga diçka dhe të fillojmë të vrapojmë te dikush?



Ne mundemi. Ti mundesh. Premtimi se mund të jetojmë të shqetësuar për asgjë nuk bazohet në atë që mund të prodhojmë, por në praninë e Zotit. Shiko çfarë thotë te Filipianëve 4:6-7 ALBB:



Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.



Më forcën tonë, ne jemi të pashpresë në luftën kundër ankthit. Por me Zotin? Ne kemi akses në praninë e Tij, e cila ofron paqe që as nuk mund të fillojmë ta kuptojmë.



Çfarë është akoma edhe më e mirë rreth këtij premtimi? Është një proces i vazhdueshëm. Në çdo situatë. Sa herë që fillojmë të ndihemi të shqetësuar, mund t'i drejtohemi Zotit për paqen e Tij sepse paqja është një nënprodukt i pranisë së Zotit.



Ankthi nuk do të zhduket shpesh menjëherë. Është një proçes i vazhdueshëm, moment pas momenti, duke kërkuar praninë e Tij. Gjatë ditëve të ardhshme, ne do të ndajmë histori të njerëzve në jetën e përditshme, që kanë luftuar me ankthin dhe çfarë kanë mësuar ata gjatë rrugës.



Dëshiron të mësosh më shumë rreth të jetuarit I Shqetësuar për Asgjë ? Shiko serinë shoqëruese të mesazheve për të gjetur më shumë paqe.



*Nëse po lufton me çrregullimin e ankthit, është e rëndësishme të kërkosh ndihmën që të nevojitet. Nëse mendon se ke një çrregullim ankthi, vizito mjekun tënd. Të kërkosh ndihmë nuk të bën të dobët; të bën të mençur.


Dita 2

Rreth këtij plani

Anxious For Nothing

Po sikur të ketë një mënyrë më të mirë për të luftuar shqetësimet e pafundme që të mbajnë zgjuar natën? Pushimi i vërtetë është në dispozicion - ndoshta më afër sesa mendon. Zëvendëso panikun me paqen përmes këtij Plani ...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: https://www.life.church/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë