Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Burra të PerëndishëmShembull

Man Of God

DITA 6 NGA 9

Drejtuesi Shërbëtor



Elementi i pestë që duhet të vemë re, është burri që është i vëmendshëm ndaj mundësive për të shërbyer—sidomos kur bëhet fjalë për familjen e tij. Mu desh një kohë e gjatë për ta kuptuar këtë, por kur më në fund e kuptova që kjo ishte përgjegjësia ime që t’i shërbeja familjes time, gjithë jeta ime ndryshoi.



Një njeri shpirtëror, duhet të jetë vazhdimisht në kërkim të mundësive, për të ndihmuar pjestarët e familjes së tij. A do të dëshiroje që kur djali yt të rritet, të bëhet një bashkëshort që kujdeset për gruan e tij? Si do të mësojë ai ... duke lexuar libra? Jo, duke vëzhguar babain e tij. Një njeri shpirtëror ka aftësinë për të kuptuar Frymën e Shenjtë dhe i dallon mundësitë për t’i shërbyer gruas dhe fëmijëve të tij dhe t’i ndihmojë ata, që të mësojnë më shumë rreth Perëndisë dhe kush ata janë në Krishtin.



Nëse ne jemi të hapur dhe kërkojmë të drejtohemi nga Ai, Perëndia do të na tregojë, se si mund të bekojmë familjen tonë dhe t’i ndihmojmë ata të rriten në njohurinë dhe pranimin e Perëndisë. Është përgjegjësia jonë t’i përkushtohemi nevojave të tyre dhe të sigurohemi që këto nevoja të plotësohen. Sigurisht, jo të gjitha mundësitë që kemi janë shpirtërore—disa të tjera janë shumë praktike. Mund të ndodhë, që vajza jote ka nevojë për ndihmë në algjebër. Atëherë ti mund të mendosh, gruaja ime mund ta ndihmojë. Mëgjithatë, ndihma jote në këtë nevojë praktike, ka edhe një pikëpamje shpirtërore. Vajza jote ka nevojë për një baba të butë dhe të kujdesshëm, sepse pikëpamja që ajo ka për ty, do të ndikojë qëndrimin e saj kundrejt autoritetit dhe të kuptuarit të Perëndisë.



Baba, ti ndoshta nuk i di gjërat kryesore të algjebrës, por nuk ka të bëjë me atë se sa di. Përkundrazi, është gadishmëria jote për të ofruar ndihmën tënde, ajo që e bën fëmijën tënd të kuptojë se ajo është e rëndësishme për ty. Kur ajo është e sigurt, që është e rëndësishme për ty, ajo gjithashtu do të ketë besimin se është e rëndësishme në sytë e Zotit. Nuk ka mësim më të madh që mund t’i japësh, apo ndonjë mënyrë tjetër për t’i shërbyer zemrës së saj, se sa me anë të këtyre vlerave shpirtërore të përjetshme.


Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Man Of God

Nuk të duhet të jesh “i përsosur” ose “ideal” për të qënë një burrë i Perëndishëm. Në devocionet në vazhdim, Dr. Charles Stanley do të përshkruajë shtatë karakteristika nga totali, burra shpirtërorë dhe se si t’i kuptosh...

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/manofgod

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë