Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Burra të PerëndishëmShembull

Man Of God

DITA 4 NGA 9

Pushimi që Rindërton



Elementi i tretë i nevojshëm për të qënë një burrë frymëror, është të kesh devocione private të rregullta. Ne mund t’i themi fëmijëve në mënyrë të vazhdueshme që të lexojnë Biblën dhe të luten, por mënyra më efektive se si mund t’u mësojmë këtë parim frymëror është me shëmbullin tonë—duke drejtuar një kohë studimi me ta. Një burrë nuk mund t’ja lerë këtë gjë gruas së tij, “Por unë udhëtoj ... rrallherë jam në shtëpi.” Edhe nëse nuk je shumë shpesh në shtëpi, familja jote ka nevojë që ti t’i udhëheqësh, për të kërkuar Zotin kurdo që të jesh bashkë me ta. Kur një fëmijë shikon babain e tij të lexojë Biblën dhe të lutet i gjunjëzuar, ky kujtim do të mbetet i stampuar në përshtypjet e mendjes së tij.



Më lejo të të pyes: Kur ka qënë hera e fundit, që fëmija yt të ka parë të ulur në gjunjë, me Biblën hapur duke kërkuar një drejtim nga Perëndia? Ky është një mësim i pagabueshëm, për një fëmijë. Për të qënë një burrë frymëror, duhet të marrësh kohë për të folur me Atin dhe ta dëgjosh Atë përmes Fjalës së Tij. Të kesh një takim të rregullt, nuk ka rëndësi kohëzgjatja, vetë takimi është i rëndësishëm. Edhe kur je vonë, të sugjeroj të ndalosh për aq kohë sa duhet për tu ulur në gjunjë dhe t’i thuash Perëndisë, “Perëndi, ta përkushtoj Ty këtë ditë. Edhe pse jam shumë vonë, nuk do të iki nga shtëpia pa u ulur në gjunjë para Teje dhe të drejtoj zemrën timë që të të bindem Ty sot.” Perëndia ka për ta shpërblyer besnikërinë tënde.



Përgjatë viteve, kam parë që shtëpitë e baballarëve që bëjnë këtë gjë, janë plot bekim. Pse? Thjesht sepse kur përulesh para Tij, Perëndia na maturon dhe na drejton të hedhim çdo ditë hapa frymërorë. Edhe nëse nuk ke mundësi të ndalosh vetëm për një lutje, ose për të mësuar një varg përmendësh në mëngjes, përpiqu ta bësh këtë gjë. Kjo do të të përgatisë për ditën para teje. Dhe më vonë gjatë ditës, mund të kesh një kohë më të gjatë meditimi dhe për të lexuar Biblën, kur të kesh më shumë kohë.



Kupto faktin që qëndrimi që ke në mendje, ndikon në çdo aspekt në familjen tënde, dhe kjo është arsyeja se pse të nevojiten parime biblike për të qënë burri, bashkëshorti, dhe babai që dëshiron të jesh. Kur vëmendja jote është e fokusuar në të vërteta Biblike, je duke u ushtruar me mendjen e Krishtit—mënyrën e Tij të të menduarit dhe mënyra se si mund t’i përgjigjesh rrethanave. Kur mendon si Jezusi, do i duash më shumë gruan dhe fëmijët e tu. Gjithashtu do të jesh më i ndjeshëm, ndaj nevojave të atyre rreth teje.


Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Man Of God

Nuk të duhet të jesh “i përsosur” ose “ideal” për të qënë një burrë i Perëndishëm. Në devocionet në vazhdim, Dr. Charles Stanley do të përshkruajë shtatë karakteristika nga totali, burra shpirtërorë dhe se si t’i kuptosh...

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/manofgod

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë