Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Burra të PerëndishëmShembull

Man Of God

DITA 5 NGA 9

Mprehtësia që Vepron



Elementi i katërt thelbësor për tu bërë një burrë frymëror, është ndërgjegjësimi për nevojat frymërore të familjes tënde. Një burrë frymëror, është i aftë të dallojë përtej asaj që është në sipërfaqe ose e dukshme. Kur ai dëgjon fëmijët e tij, ai nuk dëgjon vetëm ato që ata thonë, por gjithashtu dallon se si ata ndihen dhe e kupton se kur ata po përjetojnë më shumë nga sa janë duke shprehur. Bibla thotë se Jezusi u ballafaqua me njerëzit dhe e dinte se çfarë kishin përbrenda (Gjoni 2:25). Mendja jonë nuk arrin të kuptojë në të njëjtën shkallë si Jezusi, por teksa rritemi në të, vazhdojmë të zhvillojmë ndjeshmërinë ashtu si Ai për nevojat e të tjerëve.



Një baba që është i mbushur me Frymën e Perëndisë, arrin të dallojë nevojat frymërore bazë të familjes së tij dhe është në kërkim të mundësive, për t’i mësuar parime frymërore të rëndësishme. Ai gjithashtu është përgjegjës për rritjen frymërore të familjes së tij. Kur ai i shikon fëmijët e tij të ecin në drejtimin e gabuar, ai i inkurajon ata, që të mbahen fort tek shkëmbi i fortë i besimit. Burri i Perëndishëm, gjithashtu e kupton që pjestarët e familjes së tij, kanë nevojë për një kishë me Krishtin në qëndër ku mund të mësojnë nga Shkrimet, të kenë miqësi me njerëz të Perëndishëm dhe të mësojnë se si të shpallin besimin e tyre. Kisha e duhur, është një ndihmë e madhe, për të ndërtuar familjen e duhur.



Para shumë vitesh, takova një familje që merrte pjesë në një bashkësi shumë liberale dhe frymërisht të vdekur. Ata vizituan kishën tonë për disa të djela, dhe mbaj mend që vërtet u shqetësova për mirëqënien e tyre frymërore ndërsa po flisja me ta. Pashë disa shënja të forta, që më tregonin që kishte diçka që nuk shkonte me ta. I trishtë ishte fakti, që babai nuk i vinte re ose nuk pranonte faktin që ato ekzistonin, kështu që e inkurajova që të çonte familjen e tij, në një kishë Biblike dhe të përfshihej sa më shpejt të ishte e mundur.



Kaluan dy vite, para se ai baba të merrte në konsideratë këshillën time. Ende e mbaj mend atë dhe gruan e tij, kur erdhën në kishë të djelën në mëngjes. Lotët rridhnin nga sytë e tyre, dhe më thanë: ”Pastor, më në fund kemi marrë vendimin që të bashkohemi me kishën, por kam frikë se pritëm shumë gjatë.” Gjatë atyre dy viteve, të dy fëmijët adoleshentë ishin rebeluar dhe pothuajse i kishin shkatërruar plotësisht jetët e tyre.



Kjo lloj zvarritjeje ndodh shumë shpesh. Të jesh i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm për nevojat frymërore të familjes tënde—dhe të veprosh kur është nevoja—siguron pozitën tënde si drejtues frymëror në shtëpinë tënde dhe e mbron atë nga çdo gjë që përpiqet ta shkatërrojë.


Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Man Of God

Nuk të duhet të jesh “i përsosur” ose “ideal” për të qënë një burrë i Perëndishëm. Në devocionet në vazhdim, Dr. Charles Stanley do të përshkruajë shtatë karakteristika nga totali, burra shpirtërorë dhe se si t’i kuptosh...

More

Duam të falenderojmë In Touch Ministries për këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni: https://intouch.cc/manofgod

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë