Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Plani i Zotit Për Jetën TëndeShembull

God’s Plan For Your Life

DITA 5 NGA 6

Çfarë ndodh kur ne nuk e shohim planin e Zotit?

Në Testamentin e Vjetër, Jeremia ishte një profet që dërgoi një mesazh nga Zoti për popullin e Tij që ishte në robëri në Babiloni. Kjo sigurisht nuk ishte aty ku ata donin të ishin. Nuk ishte plani i tyre. Në vend që Zoti t'i shpëtonte menjëherë, Ai u thotë atyre "ndërtoni shtëpi dhe banoni në to" (Jeremia 29:5 ALBB) dhe "kërkoni të mirën e qytetit ku ju kam çuar në robëri". (Jeremia 29:7 ALBB)



Në disa vargje më poshtë, Zoti thotë,… "Kur të mbushen shtatëdhjetë vjet për Babiloninë, unë do t’ju vizitoj dhe do ta realizoj fjalën time të mirë, duke bërë të riktheheni në këtë vend." Jeremia 29:10 ALBB (theks i shtuar)



Shtatëdhjetë vjet! Shumica prej nesh nuk janë aq të durueshëm sa të presin diçka as për 70 sekonda, jo më për 70 vjet.

E gjitha kjo është konteksti i vargut tjetër që me siguri e ke dëgjuar edhe më parë: “Sepse unë i njoh mendimet që kam për ju," thotë Zoti, "mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.” Jeremia 29:11 ALBB



Këtu janë tre gjëra në lidhje me planin e Zotit që duhet të dish:



1.) Planet e mira mund të kërkojnë kohë. Zoti u tha Izraelitëve se ata do të ishin në robëri për 70 vjet. Shumë nga njerëzit që po dëgjonin atë mesazh nuk do ta shihnin kurrë anën tjetër të atij premtimi. Ndonjëherë, mund të duket sikur po zgjat një përjetësi që Zoti të të zbulojë planin e Tij. Realiteti është që ti mund të mos shikosh kurrë rezultatin e plotë të asaj që Zoti ka në plan për jetën tënde—ti mund të jesh duke ndikuar në brezat e ardhshëm gjatë rrugëtimit tënd dhe as që nuk e di këtë!



2.) Sezonet e pritjes nuk janë sezone të humbura kot. Vur re se Zoti nuk u tha Izraelitëve vetëm të prisnin dhe të mos bënin asgjë për shtatëdhjetë vjet. Ai u tha atyre të punonin për paqen dhe prosperitetin e qytetit që Ai i dërgoi. Kudo që të jesh tani, Zoti mund të të përdorë! Mos e humb mundësinë të bësh një ndikim për Mbretërinë taniduke pritur për një sezon ku Zoti nuk të ka vënë ende.



3.) Planet e Tij janë të mira. Sido që të jetë sezoni ku gjendesh tani, premtimi i Jeremias 29:11 është i vërtetë: Zoti ka plane të mira për ty—plane për një të ardhme dhe një shpresë. Mund të mos duket sikur gjithçka po funksionon tani, por nëse vazhdon t'i besosh Zotit me të ardhmen tënde, do të shikosh të mirën në anën tjetër të saj.

Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

God’s Plan For Your Life

Cili është plani i Zotit për jetën tënde? Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që ne, si ndjekës te Krishtit, kemi. Por, nëse jemi të sinqertë, ideja e planit të Zotit për jetën tonë mund të jetë pak dërrmuese. Gjat...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë