Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Plani i Zotit Për Jetën TëndeShembull

God’s Plan For Your Life

DITA 4 NGA 6

Tre rregullat e pashkruara të planeve.



Imagjino këtë: ti blen një këmishë krejt të re që mezi pret ta veshësh për në shkollë, sepse thjesht e di se është gjëja që më në fund do të bëjë që ai djali apo ajo vajza e bukur të të vërej. Ti planifikon veshjen tënde dhe sigurohesh që të gjitha të kombinohen në mënyrë perfekte. Ndërkohë që je duke ngrënë drekë, të godet tragjedia: të derdhet keçapi në të gjithë këmishën tënde të re—pikërisht në momentin kur personi që e ke pasur fiksim gjithmonë i afrohet tavolinës tënde.



Ndonjëherë, jeta nuk shkon siç është planifikuar.



Në Bibël, ka një histori për një djalë të quajtur Gideon. Jo vetëm që Gideoni ishte nga fisi më i dobët në fisin e Manaseh, por gjithashtu ai ishte personi më i dobët në familjen e tij. Ai ishte pa dyshim një person që kishte probabilitet shumë të ulët që Zoti ta zgjidhte. Më pas, Perëndia e drejton Gideonin në betejë kundër Midianitëve, një fis armik, me 38,000 burra. Pastaj, Zoti i thotë Gideonit se ai kishte shumë luftëtarë, dhe se nëse do i mposhtnin Midianitët, do të dukej sikur ata e kishin bërë me forcat e tyre. Kështu që Gideoni dërgoi 20,000 burra në shtëpi. Zoti i tha që ishin akoma shumë, kështu që përfundimisht, Gideoni mbeti vetëm me 300 burra. Zoti i dha fitoren Gideonit dhe Izraelit kundër Midianitëve me vetëm 300 ushtarë—gjë që sigurisht nuk ishte ajo që kishte planifikuar Gideoni fillimisht.



Kur mendojmë për të ardhmen dhe atë që Zoti ka në dispozicion për ne, është e rëndësishme të mbajmë mend se gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë ashtu si ne i planifikojmë ato.



Në fakt, ekzistojnë tre rregulla të pashkruara të planeve që duhet të ndjekësh:



1.) Planifiko t’ia nisësh nga e para.Jeta është një seri fillimesh të reja. Sapo të mbarosh nëntë vjeçaren, është koha të fillosh shkollën e mesme. Pikërisht kur mendon se i ke kuptuar të gjitha detajet e shkollës së mesme, është koha të fillosh të përgatitesh për kolegj dhe të jesh një i rritur i vërtetë. E vërteta është, që kjo kurrë nuk mbaron. Mëso t’ia nisësh nga e para. Kur planet ndryshojnë, lëviz bashkë me to. Asnjëherë nuk mund ta dish se çfarë mund të bëjë Zoti. Përqafo sezonin aktual në të cilin je.



2.) Planifiko të thuash jo. Ndonjëherë, ne duhet të themi "jo" gjërave të mira në mënyrë që t'i themi "po" gjërave edhe më të mira. Ne nuk mund të bëjmë gjithçka. Lutu për zgjuarsi që të mësosh se ku duhet të investosh kohën tënde, për të pasur ndikimin më të madh për Mbretërinë e Zotit.



3.) Planifiko të jesh krijues.Planet e Zotit ndonjëherë mund të na shpien në shtigje që nuk i prisnim. Për Gideonin, kjo përfshinte përdorimin e asaj që ai kishte—shtamba argjile me pishtarë në vend të armëve normale të gatshme për beteja. Përdor dhuratat që Zoti të ka dhënë sot.Mos u shqetëso për ato që kanë njerëzit e tjerë. Prano që ajo që Zoti të ka dhënë, me ndihmën e Tij, shkon përtej asaj që ti mund të imagjinosh.


Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

God’s Plan For Your Life

Cili është plani i Zotit për jetën tënde? Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që ne, si ndjekës te Krishtit, kemi. Por, nëse jemi të sinqertë, ideja e planit të Zotit për jetën tonë mund të jetë pak dërrmuese. Gjat...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë