Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Plani i Zotit Për Jetën TëndeShembull

God’s Plan For Your Life

DITA 2 NGA 6

Plani i Zotit për jetën tënde ka të bëjë më shumë me atë që je sesa me atë që bën.



Çfarë duhet të bëj?



Ti ndoshta e ke bërë shumë herë këtë pyetje, veçanërisht nëse duhet të marrësh një vendim të rëndësishëm për jetën, si ku të shkosh në kolegj apo cilën karrierë të zgjedhësh.



Është një pyetje e ngjashme që një drejtues fetar i bëri Jezusit në Bibël:Cili është urdhërimi më i madh i Ligjit?(Mateu 22:36 ALBB) Me fjalë të tjera: çfarë duhet të bëj?



Në vargun tjetër, ne shohim përgjigjen e Jezusit: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde. Ky është urdhërimi i parë dhe më i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë është: Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.” (Mateu 22:37-39 ALBB, theksi i shtuar)



Kur përpiqemi të kuptojmë se cili është plani i Zotit për jetën tonë, ne mund të fillojmë me këto dy gjëra që Jezusi na tha të bëjmë:



1.) Duaje Zotin.



2.) Duaje të afërmin tënd.



Ti ndoshta je duke menduar, kjo duket e shkëlqyeshme, por si mund ta di se ku të shkoj në kolegj apo cilën karrierë të zgjedh?



Kjo është një pyetje e drejtë. Këtu është lajmi i mirë: Nëse je duke ndjekur Jezusin dhe je i rrethuar me njerëz të perëndishëm, Fryma e Shenjtë do të të ndihmojë të udhëheqësh vendimet e tua.



Ti ndoshta je në mes dy kolegjeve që janë të mirë në mënyrë të barabartë, dhe po pyet veten se në cilin dëshiron Zoti që të shkosh. Le të kthehemi pas te ato që Jezusi tha më parë për dy urdhërimet më të mëdha: të duam Zotin dhe të duam njerëzit. A mund ta duash Zotin dhe të duash njerëzit e tjerë në të dy kolegjet? Nëse përgjigjja është po, atëherë nuk ka rëndësi se kë zgjedh. Zoti mund të të përdori në secilin vend.



Kur bëhet fjalë për vendimet tona për të ardhmen, Zoti jo gjithmonë na jep përgjigje "po" ose "jo". Kjo mund të të hutoj, por ka shumë liri kur e kupton që Plani i Zotit për jetën tënde ka të bëjë më shumë me atë që ti po bëhesh, sesa me ato që je duke bërë.



A do të thotë kjo që ne i marrim të gjitha vendimet tona vetë dhe jetojmë ashtu si duam? Sigurisht që jo! Mund të mos e njohim gjithmonë vullnetin e Zotit, por gjithmonë mund të ecim sipas rrugëve të Zotit. Çfarë do të thotë? Kjo do të thotë që edhe nëse nuk e dimë se çfarë na pret për jetën tonë, ne mund të vazhdojmë t'i bindemi asaj që Zoti na ka thirrur për të bërë tani. Kjo do të thotë ta ndjekim Atë, të jetojmë një jetë me integritet, të bindemi dhe respektojmë prindërit dhe udhëheqësit tanë, dhe të duam çdo person që Zoti vendos në jetën tonë.



Dhe këtu është pjesa më e mirë: Kur ne ndjekim Krishtin, Ai na jep mençuri përmes Frymës së Tij të Shenjtë. (1 Korintasve 2:12-13) Ai ripërtërin mendimet tona (Romakëve 12:2) dhe na ndihmon të përqëndrohemi në gjërat e duhura. Kur rrethohemi me njerëz të mençur (Fjalët e urta 13:20), ata do të na ndihmojnë të marrim vendimet e duhura, gjithashtu. Dhe një nga mënyrat më të mira për të zbuluar mençurinë është përmes lutjes. Në fakt, Jakobi 1:5 thotë se nëse kërkojmë nga Zoti mençuri, Ai do të na japë atë!


Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

God’s Plan For Your Life

Cili është plani i Zotit për jetën tënde? Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që ne, si ndjekës te Krishtit, kemi. Por, nëse jemi të sinqertë, ideja e planit të Zotit për jetën tonë mund të jetë pak dërrmuese. Gjat...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë