Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Takim Romantik në Epokën ModerneShembull

Dating In The Modern Age

DITA 1 NGA 7


Në Fillim Gjërat e Rëndësishme



Dëshiron të jesh lloji i personit që është i mirë dhe i dashur me njerëzit e tjerë? Dëshiron të jesh një person, që tregon llojin e dashurisë tek të tjerët, që Zoti e tregon tek ti? Dëshirosh të bëhesh një burim jete për familjen tënde, miqtë, personin me të cilin po del në takime—dhe personin me të cilin do të martohesh në fund? Atëherë të duhet një burim jete. Kështu është përcaktuar që duhej të ishte gjithmonë. Dashuria e përqafuar bëhet dashuri e zgjeruar. Është rezultati i natyrshëm i të qenit i dashur nga Zoti së pari (shih 1 Gjonit 4:19). Kur ke një burim të jetës, ti mund të bëhesh një burim i jetës.



Tek Gjoni 4, Jezusi shpjegoi, se si secili prej nesh ka një dëshirë të thellë në shpirtin e tij, për tu dashur. Jezusi po fliste me një grua në një pus dhe në një moment ai i tha asaj, “Sepse ti kishe pesë burra dhe ky që ke tani nuk është burri yt;” (vargu 18 ALBB). Ai i tha gjithashtu, “Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë: "Më jep të pi!," ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë.” (vargu 10 ALBB) Jezusi po thoshte, “Ti ke kërkuar kënaqësi për etjen tënde të thellë shpirtërore në krahët e burrave—dhe nuk mund ta gjesh atë atje. Ti e ke diagnostikuar gabim nevojën tënde.” Jezusi po thoshte, se kënaqësia e vetme për dëshirën në shpirtin e saj ishte tek Zoti, burimi i jetës, dhe jo te ndonjë marrëdhënie njerëzore.



Kur përdor një marrëdhënie takimesh për t’i dhënë vlera veten, kjo çon vetëm në thithjen e jetës nga personi tjetër. Kështu formohen marrëdhëniet toksike të takimeve. Prandaj shumica prej tyre shkojnë keq. Kur u sjell qenieve të tjera njerëzore, nevoja të përmasave të Zotit, nuk ka asnjë mënyrë që ata të mund t'i plotësojnë ato nevoja. As nuk mund ti ofrosh atyre dashuri të pakushtëzuar, në ditët kur ata janë të shqetësuar, sepse janë ata që përfaqësojnë burimintënd. Por kur Zoti është burimi yt, bëhet gjëja më e natyrshme në botë që të lësh dashurinë e tij të rrjedhë përmes teje dhe në personin me të cilin po del në takim. Kur e di që je vërtet i dashur, është e lehtë të duash të tjerët. Kur ke një burim të pashtershëm dashurie, atëherë mund të jesh burim dashurie për të tjerët.



Nëse je në Krishtin, ti e di që je i dashur nga qenia më e bukur dhe e fuqishme që ekziston. Ai e di emrin tënd. Ai të sheh. Ai i dha të gjitha, për të të bërë të tijin. Ai kurrë nuk do të heqë dorë nga ty. Kështu që, para se të dalësh në takim—dhe para se të zgjidhësh të martohesh me bashkëshortin tënd—duhet të takohesh me Krijuesin tënd dhe të krijosh një marrëdhënie me të. Është në qëndrueshmërinë e të ecurit me Krishtin, që gjen burimet për të bekuar personin me të cilin po del në takime.



Përgjigju



Pse është kritike, të kesh Zotin si burimin tënd të jetës, në mënyrë që të jesh burim jete për një tjetër? Çfarë ndodh nëse gabon në këtë renditje?

Si ndikon marrëdhënia jote me Zotin, në marrëdhënien tënde me personin me të cilin po del në takime? Si ndikon marrëdhënia jote me Zotin, në mënyrën se si e sheh veten?



Çfarë duhet të bësh sot, që të rritesh në marrëdhënien tënde me Zotin? Çfarë hapash konkret do të vësh në praktik, që t’a bësh këtë të ndodhë?


Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Dating In The Modern Age

Takim romantik. . . a të përcjell kjo fjalë ankth apo pritje të gëzuar në zemrën tënde? Me gjithë lidhjet teknologjike, duket se kjo i ka bërë takimet më të komplikuara, pështjelluese dhe zhgënjyese se kurrë më parë. Në ...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Ben Stuart që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://www.thatrelationshipbook.com

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë