Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Drejtim HyjnorShembull

Divine Direction

DITA 7 NGA 7

Beso

Unë jetoj në Oklahoma ku moti mund të ndryshojë në mënyrë dramatike dhe shumë shpejt. Një vit në mars, patëm ditën më të bukur të pranverës me diell dhe temperatura të larta. Të nesërmen ra dëborë pesë centimetra. Sado dramatik të ishte ky ndryshim, nuk është asgjë në krahasim me sezonin e tornadove. Stuhitë duket sikur dalin papritur nga askundi.



Ashtu siç ndodh edhe në jetët tona.



Po bisedoja me një grua në ndeshjen e futbollit të djalit tim së fundmi, e cila po luftonte me disa çështje shëndetësore. Ajo më shpjegoi se si kishte qenë afër Zotit vite më parë dhe sa shumë ishte përfshirë në kishën tonë. Por kur ajo filloi të kalojë disa sprova shumë të vërteta, ajo pyeti veten pse Zoti duhet ta lejonte atë gjë. Mezi po mbante lotët ndërsa tha: "Si mund të adhuroj një Zot të cilit nuk mund t'i besoj?"



A do të kemi besim se Zoti është i mirë edhe kur jeta nuk është?



Pyetja e kësaj gruaje godet në zemër të një prej vendimeve më të rëndësishme të jetës. A do të kemi besim se Zoti është i mirë edhe kur jeta nuk është? Përgjigja jonë ndaj dhimbjes dhe sfidave përcakton aq shumë për të ardhmen tonë.



Për nga natyra e tij, besimi kërkon besim në diçka—ose te dikush—kjo nuk është gjithmonë e parashikueshme ose e kuptueshme për standardet njerëzore. Nëse jemi të sinqertë, shumica prej nesh duan dëshmi të pakundërshtueshme të pranisë dashamirëse të Zotit në jetën tonë.



Kjo nuk është diçka e re. E mban mend Thomain dyshues? Pasi Jezusi vdiq në kryq dhe u ringjall nga të vdekurit, Thomai tha që nuk do ta besonte nëse nuk do t'i kishte parë me sytë e tij provat. Në vend që të zemërohej dhe ta linte mënjanë për mungesën e besimit të tij, Jezusi i tregoi me butësi Thomait duart e tij të gozhduara.



Dhe i mban mend dishepujt në stuhi?Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej. Marku 4:37 ALBB. Në mes të stuhisë, dishepujt nuk ishin vetëm. Marku na kujton në vargun tjetër se Jezusi po flinte në kiç mbi një jastëk.



Me Jezusin në barkën tënde, stuhitë ende mund të të trondisin, por ti nuk do të fundosesh.



Njerëz si ti dhe unë, gruaja te ndeshja e futbollit, Thomai dhe dishepujt priren të mendojnë se ne nuk do të ishim në një stuhi nëse Zoti do të ishte vërtet me ne. Por nuk është ashtu. Me Jezusin në barkën tënde, stuhitë mund të të trondisin akoma, por ti nuk do të fundosesh. Ai është me ty, si në një fllad pranveror, ashtu edhe në tornadon më të keqe të imagjinueshme.



Jo vetëm që Ai është me ty, Ai është për ty. Dhe nëse Ai është për ty, kush mund të jetë kundër teje? Besoji Zotit për gjithçka që të ka mbajtur prapa. Besoji Atij për bashkëshortin tënd të ardhshëm. Besoji Atij për fëmijët e tu. Besoji Atij për karrierën tënde. Besoji Atij për shëndetin tënd. Besoji Atij për financat e tua.



Besoji Atij pa rezerva.



Lutje: At Qiellor, unë të besoj për atë që do të filloj dhe ndaloj. Unë kam besim tek Ti për ku do të qëndroj dhe ku do të shkoj. Unë të besoj aq sa duhet, për të dhënë jetën time për të shërbyer dhe për t'u lidhur me njerëzit. Dhe kam besim se Ti je i pranishëm me një qëllim në mes të stuhive të jetës sime. Faleminderit që ke qenë me mua, duke drejtuar hapat e mi dhe duke më dhënë drejtim hyjnor. Amen.



Mëso më shumë për librin tim,Drejtim Hyjnor.


Dita 6

Rreth këtij plani

Divine Direction

Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: http://craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë