Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Drejtim HyjnorShembull

Divine Direction

DITA 5 NGA 7

Shërbe

T’i shërbej të tjerëve nuk më vjen natyrshëm. Jam një person i përqendruar te vetja. Më pëlqen sipas mënyrës time. Nuk është diçka për të cilën jam krenar, por për fat të keq, është e vërtetë.



Unë nuk jam i vetmi. Të gjithë ne mund të jemi paksa të përqendruar tek vetja. Nga natyra, ne jemi njerëz egoistë. Vetëm mendo për këtë: nuk është e nevojshme të mësosh një fëmijë të jetë egoist. Sipas Jezusit, jeta nuk ka të bëjë vetëm me ne, megjithatë gjithçka në kulturën tonë (përfshirë ai vendi i fast food-it) përpiqet të na thotë të bëjmë sipas mënyrës tonë.



Një nga mënyrat më të shpejta për të harruar Zotin, është që të konsumohemi me "vetveten". Jezusi kishte fjalë mjaft të drejtpërdrejta për ata që donin ta ndiqnin. Ai tha,“Në qoftë se dikush do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.” Mateu 16:24 ALBB



Zoti do që ne të veprojmë sipas mënyrës sëTij . Dhe Ai nuk po flet për “shto pak mish, hiq sallatën.”



Për sa i përket ushqimit, Jezusi bëri një deklaratë që duhet të na bëjë të ndalojmë, përpara se të porosisim hamburgerin tonë të rradhës.“Ushqimi im... është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.”Gjoni 4:34 ALBB



Imagjino të jesh në gjëndje të thuash, “Ushqimi im është t'i shërbej Perëndisë. Ushqimi im është ta kënaq Atë. Ushqimi im është të plotësoj detyrën që Zoti më ka dërguar të bëj. Ushqimi im është të bëj vullnetin e Atit tim dhe të përfundoj punën e Tij.“ Kjo është një lloj ushqyerje ndryshe. Kjo është të jetosh sipas drejtimit hyjnor.



Kur e gjithë kultura thotë: “Mbush veten”, Zoti na thotë të mbushim të tjerët.



Kur njerëzit përreth nesh thonë: "Merr gjithçka që mundesh! Ti je gjithçka që ka rëndësi." Zoti do që ne të kontribuojmë në vend që të konsumojmë. Kur e gjithë kultura na thotë "Mbushe veten", Zoti na thotë të mbushim të tjerët. Zoti nuk na krijoi që të jemi marrës. Ai na krijoi që të jemi dhurues. Në vend që të përqendrohemi në dëshirat tona, ne jemi thirrur të përqendrohemi në nevojat e të tjerëve. Në vend që të presim në vijën e parë, ne jemi thirrur të presim në fund. Zoti na krijoi për të shërbyer.



Kjo lloj jetese do të ndryshojë historinë tënde.



Mendoje pak. Historitë që të pëlqejnë më shumë t’i rikujtosh, janë ato për të cilat ti ndihmove fqinjin tënd, u përfshive në kishë ose dhurove diçka. Kjo sepse ne jemi bërë për të shërbyer, pikërisht ashtu siç bëri Jezusi në tokë. Vendimi për të shërbyer mund të mos jetë i natyrshëm për ty. Nuk ishte gjithmonë për mua. Por kam kuptuar se të shërbesh nuk është diçka që ne bëjmë. Një shërbëtor është ai që jemi thirrur të jemi. Sepse kur shërbejmë, ne bëhemi si Krishti.



Lutje: Zot, si po më thërret të shërbej? Kë po më thërret të shërbej? Ku po më thërret të shërbej?


Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Divine Direction

Çdo ditë, ne bëjmë zgjedhje që i japin formë historisë së jetës tonë. Si do të ishte jeta jote sikur të bëheshe një ekspert në bërjen e këtyre zgjedhjeve? Në Planin Biblik të Drejtimit Hyjnor, autor i bestsellerit të New...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: http://craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë