Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Armiqtë e ZemrësShembull

Enemies Of The Heart

DITA 4 NGA 5

Andy Stanley: Armiqtë e Zemrës


Devocional Dita 4


"Ki Kujdes Lakminë"


Shkrimi i Shenjtë: Luka 12:13-21

Armiku i tretë i zemrës? Lakmia. Është kur ne mendojmë se meritojmë gjithnjë e më shumë pasuri dhe të mirat e botës. Lakmia thotë: "I kam borxh vetes".



Jezusi tha, "Kini kujdes dhe ruhuni nga lakmia." Pse? Sepse ndër të katër gjendjet e zemrës që po shqyrtojmë, lakmia është më delikate nga të gjitha. Lakmia mund të marrë vendbanimin në zemrat tona dhe të jetojë atje për vite e pazbuluar. Zemra e pambikëqyrur është shumë e ndjeshme ndaj kësaj sëmundje sfilitëse. Është e vështirë për t’u diagnostikuar—veçanërisht për t’u vetë-diagnostikuar.



Jezusi vazhdoi të zbulojë gënjeshtrën që ushqen gjithë lakminë: "Jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron." Por a nuk e dinë të gjithë këtë? A besojnë vërtet njerëzit se jeta e tyre është e barabartë me atë që ata zotërojnë? Përgjigja është jo dhe po. Jo, jo të gjithë e dinë këtë. Po, ka njerëz që besojnë se jeta jote është pothuajse shuma totale e asaj që ti zotëron. Dhe shumë prej nesh sot janë më të prirur ndaj këtij besimi sesa mund ta imagjinojmë.



Pasi tregoi një shëmbëlltyrë, Jezusi dha përkufizimin e tij për një person të babëzitur: dikush që ruan sende për veten e tij, por nuk është i pasur me Perëndinë. Të jesh “i pasur ndaj Perëndisë” është ajo çfarë tha Jezusi, për të qenë bujar ndaj atyre që kanë nevojë. Një person i babëzitur është burri ose gruaja që kursen me kujdes, por jep me kursim.



Dhënia me bujari do të prishë mbërthimin e lakmisë në jetën tënde. Pra, panvarësisht nëse mendon apo jo që ke me shumicë, jep dhe jep bujarisht. Ti duhet të japësh deri në pikën që të detyron të rregullosh stilin e jetës tënde. Nëse nuk je i gatshëm të japësh deri në pikën që ajo ndikon stilin e jetës tënde, atëherë sipas Jezusit, je lakmitar. Nëse je duke konsumuar deri në atë pikë sa të kesh pak ose asgjë për të dhënë, je lakmitar. Nëse je duke konsumuar dhe kursyer deri në atë pikë sa të mbetet pak ose asgjë për të dhënë, je lakmitar.



E di që kjo është e fortë. Në të vërtetë, është e ashpër.



Por është e vërtetë.



Thyej fuqinë e lakmisë përmes zakonit të dhënies bujare. Është një zakon që ndryshon gjithçka.



Vlerëso zemërgjerësinë tënde në bujarinë gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit. Çfarë thotë dhurata jote bamirëse për zemrën tënde? Lutu se si do të dukej për ty të nisësh në një nivel të ri bujarie në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm.


Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Enemies Of The Heart

Ashtu si një zemër e pashëndetshme fizikisht mund të shkatërrojë trupin tënd, një zemër e pashëndetshme emocionalisht dhe shpirtërisht mund të shkatërrojë ty dhe marrëdhëniet e tua. Për pesë ditët e ardhshme, lejo Andy ...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Andy Stanley dhe Multnomah që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: bit.ly/2gNB92i

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë