Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Armiqtë e ZemrësShembull

Enemies Of The Heart

DITA 2 NGA 5

Andy Stanley: Armiqtë e Zemrës


Devocional Dita 2


"Rrëfimi"


Shkrimi: 1 Gjonit 1:5-10



Armiku i parë i zemrës është faji. Faji është rezultat i të bërit diçka që ne e perceptojmë si të gabuar. Mesazhi nga një zemër e ngarkuar me faj është: "Unë kam borxh!"



Merr në konsideratë burrin që ikën me një grua tjetër dhe braktis familjen e tij. Pa e kuptuar në kohë, ai ka vjedhur diçka nga çdo anëtar i familjes së tij. Ai ka grabitur të ardhmen e gruas së tij, sigurinë e saj financiare, dhe reputacionin e saj si grua. Nga këndvështrimi i fëmijëve të tij, ky njeri ka vjedhur Krishtlindjet, traditat, sigurinë emocionale dhe financiare, darkat me familjen, dhe kështu me rradhë.



Tani, ai njeri që bën gjithë këtë nuk mendon për atë që ka marrë. Fillimisht, ai mendon për sa i përket asaj që ka fituar. Por herën e parë që vajza e tij e vogël e pyet atë pse nuk e do më mamin, zemra e tij trazohet. Tani ai ndihet fajtor. Babai ka borxh.



Asgjë më pak se pagesa e atij borxhi, nuk do të çlironte një zemër fajtore nga barra e fajit. Njerëzit përpiqen të shfajësohen duke punuar, duke shërbyer, duke ja dhënë dikujt tjetër, dhe madje duke u lutur. Por asnjë sasi e veprave të mira, shërbimi në komunitet, dhënie të bamirësisë, ose të dielave në kishë mund të lehtësojnë fajin. Është një borxh. Dhe ai duhet të paguhet ose të anulohet në mënyrë që një zemër fajtore të përjetojë lehtësim.



Si e anulon fajin tënd? Përgjigja vjen në një nga vargjet e para të Biblës që mësova përmendësh si fëmijë: 1 Gjonit 1:9. "Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi (ALBB).



Rrëfimi ka fuqinë për të thyer ciklin e mëkatit. Dhe si shumica e mënyrave të shërimit mjeksorë, funksionon kur aplikohet siç duhet. Zbatimi i duhur ndodh kur i rrëfejmë mëkatet tona, jo vetëm te Zoti, por edhe te njerëzit kundër të cilëve kemi mëkatuar.



Njerëzit fajtor janë zakonisht shkelës përsëritës. Dhe për sa kohë që mban një sekret, për sa kohë që përpiqesh të lehtësosh ndërgjegjen tënde duke i thënë Zotit sa keq të vjen, ti po e vendos veten të përsërisësh të kaluarën. Sidoqoftë, nëse fillon t'i rrëfesh mëkatet e tua tek njerëzit kundër të cilëve ke mëkatuar, ka të ngjarë që ti nuk do të kthehesh mbrapa dhe ti bësh ato mëkate përsëri.



Rrëfe tek Zoti dhe tek të tjerët, dhe do ta vrasësh këtë armik të zemrës tënde.



Për çfarë ndihesh fajtor? Rrëfeja mëkatin tënd Zotit dhe kujtdo që ke lënduar. Bëje atë sot.


Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Enemies Of The Heart

Ashtu si një zemër e pashëndetshme fizikisht mund të shkatërrojë trupin tënd, një zemër e pashëndetshme emocionalisht dhe shpirtërisht mund të shkatërrojë ty dhe marrëdhëniet e tua. Për pesë ditët e ardhshme, lejo Andy ...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Andy Stanley dhe Multnomah që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: bit.ly/2gNB92i

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë