Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo MëngjesShembull

Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo Mëngjes

DITA 8 NGA 14




Të Lutesh Sipas Perëndisë

Ashtu si qiejt janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja. (ISAIA 55:9)

Unë mendoj se një nga arsyet që ne ndonjëherë ndihemi të papërmbushur në lutje ose ndjejmë se nuk i kemi “përfunduar” ende lutjet për një çështje është se ne kalojmë kaq shumë kohë duke bërë lutjet tona. Por unë po ju them, ka një mënyrë më të mirë, më të lartë, më efektive: lutu sipas Perëndisë. Për të qenë e sinqertë me ju, nëse unë them lutjen time, mund të lutem për diçka për pesëmbëdhjetë minuta dhe akoma të ndihem se nuk kam përfunduar; por nëse jam duke u udhëhequr nga Fryma e Shenjtë dhe duke u lutur sipas Perëndisë, mund të lutem dy fjali dhe të ndihem plotësisht e kënaqur.

Kam kuptuar që kur unë lutem në lutje të udhëhequra nga Fryma e Shenjtë, ato zakonisht janë më të shkurtra dhe më të thjeshta se sa do të ishim të miat. Ato janë të direkte dhe drejt e në temë. Ndihem e kënaqur që detyra ime është e përmbushur kur unë lutem sipas Perëndisë dhe jo sipas mënyrës time. Kur ne lutemi në mënyrën tonë, ne shpesh fokusohemi tek lutjet për gjërat mishore dhe rrethanat tona, por nëse udhëhiqemi nga Perëndia do ta gjejmë veten duke u lutur për gjëra të përjetshme si pastërtia e mendimeve dhe motiveve dhe do të kemi një marrëdhënie më të thellë me Perëndinë. Kërkoi Perëndisë të të mësoi ty se si të lutesh sipas zemrës së Tij dhe jo sipas tëndes dhe do të kënaqeni akoma më shumë në lutje.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lutu sipas Perëndisë, mos bëj thjesht lutjet e tua.

Shkrimet e Shenjta

Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo Mëngjes

Këto devocine ofrojnë kujtesa fuqizuese për t'ju frymëzuar dhe ndihmuar që ta bëni kohën me Perëndinë përparësinë tuaj kryesore dhe të ruani marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që kaloni më shumë kohë personale me Perëndinë.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Joyce Meyer Ministries për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë