Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo MëngjesShembull

Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo Mëngjes

DITA 14 NGA 14




Hidhërimi Pengon Dëgjimin

Le të hiqet nga ju çdo hidhësi, inat, zemërim, e bërtitur dhe sharje bashkë me çdo mbrapshti (EFESIANËVE 4:31)

Hidhërimi kundrejt Perëndisë është një pengesë e sigurte për të dëgjuar zërin e Tij. Sa herë që hidhërimi përpiqet t'ju kapë, refuzojeni atë. Shumë herë, djalli përpiqet të na bëjë të mendojmë se jemi të vetmit që e kemi të vështirë. Nuk dua të tingëlloj si indiferente, por pavarësisht sa të këqija janë problemet tona, dikush tjetër ka gjithmonë një problem më të keq.

Një grua punonte për mua, burri i së cilës u largua nga ajo pas tridhjetë e nëntë vitesh martesë. Ai thjesht i la asaj një shënim dhe u largua. Ishte një tragjedi për të! Isha shumë krenare për të kur ajo erdhi tek unë pas disa javësh dhe më tha: “Joyce, të lutem lutu për mua që të mos zemërohem me Zotin. Satani po më tundon kaq rëndë që të zemërohem me Të. Unë nuk mund të zemërohem me Zotin. Ai është i vetmi mik që kam. Unë kam nevojë për atë!"

Hidhërimi po përpiqej të lëshonte rrënjë në zemrën e mikes time sepse jeta e saj nuk ishte ashtu siç dëshironte ajo. Kur ne lëndohemi, ne duhet të kuptojmë që çdo person ka një vullnet të lirë dhene nuk mund ta kontrollojmë atë vullnet të lirë, madje as përmes lutjes. Ne mund të lutemi që Perëndia tu flasë njerëzve që mund të na lëndojnë. Ne mund t’i kërkojmë Atij t’i udhëheqë ata për të bërë çfarë është e drejtë dhe jo të gabuarën, por në fund Ai duhet t’i lerë ata të bëjnë zgjedhjet e tyre. Nëse dikush bën një zgjedhje që mund të na lëndojë, ne nuk duhet ta fajësojmë Perëndinë dhe të zemërohemi ndaj Tij.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nëse lëndohesh, mos e fajëso Perëndinë. Ai është miku më i mirë që ti ke.

Për më shumë mesazhe të tilla nga Joyce ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

Shkrimet e Shenjta

Dita 13

Rreth këtij plani

Të Dëgjosh Nga Perëndia Çdo Mëngjes

Këto devocine ofrojnë kujtesa fuqizuese për t'ju frymëzuar dhe ndihmuar që ta bëni kohën me Perëndinë përparësinë tuaj kryesore dhe të ruani marrëdhëniet tuaja, ndërkohë që kaloni më shumë kohë personale me Perëndinë.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Joyce Meyer Ministries për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë