Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Hiqe nga mendjaShembull

Get Out Of Your Head

DITA 3 NGA 5

Të mendojme rreth të menduarit


Të mësojme si t’i nënshtrojmë mendimet tona ka rëndësi. Sepse si mendojmë formon atë se si ne jetojmë.

Gënjeshtra të tilla si unë jam e pafuqishme, jam e pavlerë, askush nuk më do,, formësojne mendimin tonë, emocionet tona dhe mënyrën si reagojmë në botën përreth nesh. Këto mendime na bllokojnë në ciklin e tyre të shpërqendrimit, të shtrembërimit dhe te dhimbjes, duke na penguar të njohim të vërtetën që duhet të besojmë. Më e dëmshme akoma, këto gënjeshtra ndryshojnë mënyrën se si ne e shohim Zotin. Çdo gënjeshtër, qe ne besojmë rreth vetes, është e rrënjosur në atë që besojmë për Perëndisë.


Le të themi se une kam tendencën të ndihem sikur nuk kam vlerë dhe e padukshme. Dhe le të themi se lexoj Efesianëve 1 dhe se për shkak, sepse Zoti më do shumë mua, më zgjedh dhe më adopton. Edhe nëse nuk e mohoj me forcë vlefshmërinë e këtij premtimi, unë ende dyshoj se është e vërtetë për mua. Unë mund te bie dakort me të vërtetën, por kurrë nuk e përvetësoj plotësisht atë dhe nuk e lejoj të formojë identitetin tim.


Atëherë le të themi se jam e martuar me një bashkëshort i cili zakonisht është i shpërqendruar me punën. Unë nuk ndjehem sikur më shohin në martesën tonë, gjë që konfirmon frikën time të thellë se jam vërtet e pavlerë dhe e padukshme. Kështu që, edhe në argumentet më të padobishme me burrin tim, ndihem e shqetësuar dhe filloj të shqetësohem sa herë qe ai i bie shkurt me mua.


Unë nuk mund të shoh gjithçka që ai ka mbi supet e tij, nuk mund të kem një vesh dëgjues dhe te kuptoj streset e tij dhe nevojat e mia e tejkalojnë aftësinë e tij për t'i përmbushur ato ndonjëherë.


Kam kohe që e luftoj vazhdimisht këtë mendim, dhe shpeshhere nuk e di arsyen. Burri im tani është bërë armiku në mendjen time dhe kurrë nuk duket se thotë atë që kam nevoje të dëgjoj ose të jet= ai që kam nevojë që ai të jetë. Dhe spiralja e mendimeve të mia tani ka pushtuar marrëdhëniet e mia dhe më ka grabitur gëzimin dhe paqen.


Derisa unë ta hedh poshte gënjeshtrën se dashuria e Zotit nuk është për mua, emocionet, vendimet, sjelljet dhe marrëdhëniet e mia do të mbeten të shtrembëruara në besimin e gabuar se unë jam e pavlerë.


Kur fillojmë të mendojmë për mendimet tona, mbase për herë të parë, mund të ndalojmë spiralen në rënie. Ne mund t'i rivendosim dhe ridrejtojmë ato. Kjo është shpresa jonë. Kjo nuk do të thotë se duhet të luftojmë çdo frikë që na del përpara, por të lejojmë Zotin që të mbretërojë në hapësiren tonë të të menduarit, saqë frikerat tona të pakësohen.


Zot, unë dua që ti dhe të vërtetat e tua të mbretërojnë në mendjen time! Amen.


Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Get Out Of Your Head

A ndjeheni si viktima të mendimeve tuaja ? A bie shpesh pre e modeleve të të menduarit toksik si viktimizmi, ankthi dhe shpërqendrimi? Armiku i shpirtrave tanë është i vendosur të na bëjë të ndjehemi të pafuqishëm, të mp...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë WaterBrook Multnomah që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: https://waterbrookmultnomah.com/books/540868/get-out-of-your-head-by-jennie-allen/

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë