Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Hiqe nga mendjaShembull

Get Out Of Your Head

DITA 1 NGA 5

Të nënshtrojmë çdo mendim- Seriozisht?


Ne dikur mendonim rreth mendjes si një gjë e pandryshueshme. Truri me të cilin keni lindur dhe mënyra sesi funksiononte apo nuk funksiononte - ishin thjesht " ashtu siç ishte"; dhe s'kishte kuptim që te shqetësoheshim për atë që nuk mund të ndryshohej. Tani e dimë se truri vazhdimisht po ndryshon, pavarësisht nëse kemi ndërmend ta ndryshojme ate apo jo.


Duke marre parasysh kete gje - dhe me shpresën për të zbuluar sesi mund të çlirohemi nga modelet tona të mendimit spiral — fillova të studioj trurin. Fillova të shoh një model qe vepron në shumë prej nesh.

Emocionet tona na drejtojne tek mendimet, dhe mendimet kontrollojne vendimet tona, dhe vendimet tona jane përcaktuese të sjelljeve, dhe më pas sjelljet formësojne marrëdhëniet tona, të gjitha këto do të na drejtonin në mendime të shëndetshme ose jo të shëndetshme.

Mendimet tona rrotullohen dhe rrotullohen në dukje duke dale jashtë kontrollit, dhe jeta jonë përcaktohet nga ky cikël i pafund.


E dëshpërueshme apo jo?


Përveçse në qofte se ka ndonjë mënyrë për ta ndërprerë këtë cikël


Po sikur, në vend që ta shpenzonim energjinë duke u përpjekur për të rregulluar simptomat, te shohim rrënjët e problemit?
Realiteti është që emocionet tona janë një nënprodukt i mënyrës sesi mendojmë. Lajmi i mire është se ne mund të ndryshojmë menyren tone te te menduarit.


Apostulli Pal e kuptoi luftën që zhvillohet në mendimet tona, se si rrethanat dhe imagjinatat tona mund të bëhen armë që dëmtojnë besimin dhe shpresën tonë.Bibla na tregon rreth deshmise së guximshme te Palit se ne duhet të "ti nenshtrojme çdo mendim bindjes se Krishtit" (2 Korintasve 10: 5,).


Te nenshtrojme cdo mendim? A është edhe e mundur kjo?Because honestly, my thoughts run wild a lot of the time. But my deep dive into the inner workings of the brain confirmed what the Bible says: we can take every thought captive. Not only can our thoughts be changed, but we can be the ones to change them.


Zot, më ndihmo të thyej ciklin e mendimeve të mia qe dalin jashtë kontrollit. Unë dua që të vërtetat e tua të pushtojnë çdo vendim, çdo emocion, çdo mendim që kam. Amen.



Dita 2

Rreth këtij plani

Get Out Of Your Head

A ndjeheni si viktima të mendimeve tuaja ? A bie shpesh pre e modeleve të të menduarit toksik si viktimizmi, ankthi dhe shpërqendrimi? Armiku i shpirtrave tanë është i vendosur të na bëjë të ndjehemi të pafuqishëm, të mp...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë WaterBrook Multnomah që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: https://waterbrookmultnomah.com/books/540868/get-out-of-your-head-by-jennie-allen/

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë