Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të dëgjojmë PerëndinëShembull

Listening To God

DITA 2 NGA 7

A mund të kem vëmendjen tuaj, ju lutem?

Ka dëgjim, dhe pastaj ka dëgjim të vëmendshëm.
Dëgjimi është aftësia për të perceptuar tingujt ose informacionin.
Dëgjimi i vëmendshëm duke iu kushtuar vëmendje folësve.

Leximet e sotme nga Shkrimet nga Jeremia janë tragjikisht të trishtueshme, por fatkeqësisht nuk janë të rralla. Këto rrëfime të Dhiatës së Vjetër janë flamuj të mëdhenj të kuq, që na paralajmërojnë për rrezikun përpara kur nuk i japim Perëndisë vëmendjen tonë të plotë me të gjithë zemrën, mendjen dhe forcën tonë. Pse? E pra, në qoftë se ne nuk jemi duke i kushtuar vëmendje Perëndisë dhe rrugëve të Tij, ne jemi në drejtimin e gabuar; duke shkuar prapa dhe jo përpara. Shumë shpesh këto rrugë të gabuara na çojnë në vende të errëta dhe shkatërruese.

Fajtori i shpërqendrimit zakonisht është një joshje tunduese dhe tërheqëse e pafaj, siç është një program i ngarkuar, rritja e fëmijëve, kërkimi për diçka më shumë, apo edhe një vegël elektronike me një mori befasish argëtimi!

Sipas dijenisë time, të gjashtë fëmijët e mi kanë dëgjim të përsosur, por shumë shpesh dëgjimi i tyre mund të jetë pasiv. Ndonjëherë e vetmja gjë që do ta rrëmbejë vëmendjen e tyre është fjala ime e fshehtë e koduar: akullore. Menjëherë ata përqendrohen dhe përgjigjen, Uau! Me të vërtetë, mami? Unë atëherë "rrëfehem", Jo, vetëm më nevojitej vëmendja juaj!

Sinqerisht, mund të jem edhe unë një dëgjuese pasive, sidomos kur telefoni ma merr përqendrimin që duhet të tregoj ndaj familjes time. "Mmhmm.... Çfarë ka, pra, zemër"

Mund të qeshim me këto pasime tipike, por kjo nuk është diçka e rregullt. Është mungesë respekti për njerëzit. Dhe kur është fjala për injorimin e Perëndisë, është tragjikisht mungesë vlerësimi ndaj Tij dhe me të vërtetë rebelim.

Në qoftë se ne do të ndjekim plotësisht Atin tonë qiellor, do të duhet t'u kushtojmë vëmendje mesazheve të Tij! Mbani mend, komunikimi i tij hyjnor vjen në një shumëllojshmëri formatesh: fjala e tij, këshillat e një besimtari, një plani biblik, një ëndrre apo vizioni, një pëshpëritje, apo një mendimi nxitës. Po, mënyra e komunikimit të Perëndisë është e gjerë, sepse Ai është një PERENDI MADHESHTOR dhe një ekspert komunikimi duke dashur që vazhdimisht të lidhet me ty!

Pyet Atin: Çfarë më shqetëson që nuk të kushtoj vëmendje Ty?

Sot rekomandimi im për këngën e adhurimit: "Së pari" (First) nga Lauren Daigle

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Listening To God

Amy Groeschel ka shkruar këtë plan shtatë ditor të Biblës, me shpresën se do të merret drejtpërdrejt nga zemra e Atit tonë të dashur te zemra juaj. Lutja e saj është që ky plan t'ju mësojë për të shmangur zhurmën kundërs...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë