Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të dëgjojmë PerëndinëShembull

Listening To God

DITA 1 NGA 7

Të dëgjojmë zërin e Zotit

Ashtu si Jobi, unë dua të ruaj si thesar (të kem uri) për fjalën dhe udhëzimet e Perëndisë më shumë se ushqimi im i përditshëm! A nuk do të donit dhe ju? Ashtu siç na mëson Shkrimi nga Isaia, dua të jem në gjendje të dëgjoj zërin që qëndron pas meje, duke më treguar mënyrën se si duhet të ec.

Por si ta dëgjoj zërin e Tij? Dhe, a është Ai me të vërtetë ende duke folur? Merrni zemër; Perëndia është një komunikues! Ai krijoi dhuratën e komunikimit. Kjo do të thotë se Ai flet, dhe ne kemi aftësinë për ta dëgjuar Atë – dhe madje t'i përgjigjemi zërit të Tij. Në qoftë se Perëndia është ende duke folur, ne duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të njohur zërin e Tij dhe për tadëgjuar! Akti i të dëgjuarit është ai që kemi aq shumë nevojë, por shpesh na mungon, për një komunikim të vërtetë.

Së pari, le të shikojmë disa mënyra që Perëndia do të na flasë.

Perëndia flet nëpërmjet Fjalës së Tij. Perëndia na ka zbuluar shumë nga vullneti i Tij dhe ka planifikuar për ne nëpërmjet Fjalës së Perëndisë. Kalimi i kohës duke lexuar Fjalën e Tij është një nga mënyrat më të forta për të dëgjuar drejtpërdrejt prej Tij.

Perëndia flet me pëshpëritjet e Tij. Ai shpesh do të flasë me zë të ulët për shpirtrat tanë, na jep ëndrra, vizione dhe / ose na udhëzon në rrethanat tona. Ai gjithashtu do t'i drejtojë mendimet tona në planet e Tij.

Perëndia flet me popullin e Tij. Në kohë të caktuara Perëndia do të shpreh zemrën e tij ndaj nesh me anë të të krishterëve të tjerë. Mund të jetë në formën e inkurajimit, korrigjimit ose udhëzimit.

Lutja ime është që ky lexim plani i shkurtër, shtatë-ditor do të jetë drejtpërdrejt nga zemra e Atit tonë të dashur për t'ju mësuar të shmangni zhurmën kundërshtuese, t’ju zgjojë që të përqendroheni në zërin e tij dhe që t’ju mbërthejë krejt zemrat tuaj.

Pyet Atin: Çfarë duhet të bëj për t'u bërë një dëgjues i mirë?

Sot rekomandimi i këngës së adhurimit është “Dorëzoj zemrën time” (“Yield My Heart”) nga Kim Walker-Smith

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Listening To God

Amy Groeschel ka shkruar këtë plan shtatë ditor të Biblës, me shpresën se do të merret drejtpërdrejt nga zemra e Atit tonë të dashur te zemra juaj. Lutja e saj është që ky plan t'ju mësojë për të shmangur zhurmën kundërs...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë