Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të fillosh një marrëdhënie me JezusinShembull

Beginning A Relationship With Jesus

DITA 3 NGA 7

"Kapiteni i Vërtetë "



Një mënyrë për të përshkruar Jezusin është si një shpëtimtar në një mision shpëtimi. Kur Jezusi tha: “Unë jam udha dhe e vërteta dhe jeta”, Ai nuk tha: “Unë jam një udhë dhe një e vërtetë dhe një jetë”.



Pyetja tonë për Të është e ngjashme me pyetjen tonë për kapitenin e avionit apo të anijes ku kemi hipur, sepse ne duam të dimë: “A je Ti me të vërtetë kapiteni (Biri i Perëndisë)?”



Ndërsa ecën jeta, shumë prej nesh zhvillojnë gradualisht një çinteresim ndaj kësaj pyetje. Shumica prej nesh ndihen rehat që thjesht të zënë një vend në avion me mjaft hapësirë për këmbët. Dhe shumica prej nesh nuk e përballin vdekshmërinë tonë me atë lloj thellësie që do të bënin po të ishim në një anije që po mbytej. Por siguria në kapitenin është pyetja kryesore në të dyja këto analogji.



Në anijen, besimi juaj (ose jo) në kapitenin e bën tërë ndryshimin. Njëlloj me Jezusin. Nëse kemi një mision shpëtimi, ka më pak gjasa që të themi: “Mund të shkoj në cilën rrugë të dua”. Po, mund ta bësh nëse do, por nëse Ai shtë vërtet kapiteni, ai që i njeh të gjitha nuancat e ekzistencës njerëzore, atëherë Ai e di më të vërtetë rrugën.



Ose ndoshta ndërsa fillon të eksplorosh atë që thotë Bibla për Jezusin, ju filloni t’i bëni vetes pyetjen: “A besoj unë që Ai e njeh rrugën?”



Nëse po e lexoni këtë plan, mund të keni arritur ose jo në pikën ku i keni thënë po kësaj pyetje. Ose mund të keni thënë: “Po, besoj. Por kam akoma pyetje”. Nëse jeni këtu, ne jemi bashkë me ju dhe jemi për ju. Vazhdoni të bëni pyetje. Pyetjet e mira na bëjnë të rritemi. Dyshimet dhe pasiguritë nuk janë të pazakonta.



Por le të themi se pranoni se Jezusi mund ta njohë rrugën. Nëse kjo është e vërtetë, pyetja e parë që mund të keni është: “Çfarë duhet të bëj që të jem në atë rrugë?”



Dhe pikërisht këtu Jezusi na befason. Ai nuk thotë: “Ndiqe këtë”. Ai thotë: “Ndiqmë Mua”. Kapiteni i anijes nuk nuk na drejtoi te një hartë; ai na drejtoi te vetja. Edhe Jezusi na drejton te Vetja dhe Ai na fton t’i përkushtohemi.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Beginning A Relationship With Jesus

A është veçse fillimi në një besim të ri në Jezus Krishtin? A doni të dini më shumë për krishterimin, por nuk jeni të sigurt se çfarë—apo si—të pyesni? Atëherë filloni këtu. Marrë nga libri "Filloni Këtu" nga David Dwigh...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David Dwight, Nicole Unice dhe David C Cook që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/start_here/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë