Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të fillosh një marrëdhënie me JezusinShembull

Beginning A Relationship With Jesus

DITA 1 NGA 7

"Rregullat kundër marrëdhënieve"



Nëse bëni një kërkim të shpejtë për një përkufizim të krishterimit, ka gjasa që të gjeni diçka rreth "ndjekjes së mësimeve të Jezusit". Dhe kjo është e vërtetë: krishterimi ka të bëjë me ndjekjen e mësimeve të Jezusit. Problemi është që shumica e njerëzve e kthejnë idenë e "ndjekjes së Jezusit" në "ndjekjen e rregullave" - dhe ky nuk është kuptimi i duhur.



Historia e Biblës e bën të qartë se thelbi i njohjes së Jezusit është për të patur një marrëdhënie me Të, jo për rregullat. Ndërsa filloni të shqyrtoni atë që Perëndia na tregon për Veten përmes Biblës, do të gjeni se të qenit në një marrëdhënie të dashur e të përkushtuar me Të është gjëja kryesore.



Pra, duke thënë se ideja kryesore e krishterimit është të ndjekë pikat e mësimdhënies është sikur të thoni se ideja kryesore e martesës është të ndani faturat e shtëpisë tuaj. Nuk është saktësisht ajo që shpresojmë në një histori të madhe dashurie!



Kjo perspektivë e rregullave kundrejt marrëdhënieve është një ndarje e madhe që e dallon krishterimin nga fetë e tjera. Kur shumica e feve mësojnë se mënyra për të "qenë i mirë" është nëpërmjet praktikave të kërkuara dhe besimeve të ngurta, krishterimi fillon nga një vend tjetër.



Që nga kohët më të hershme, ndjekësit e Jezusit nuk ishin të njohur për këto rregulla ose «të qenit të mirë». Gjëja që theksohej - gjëja që vlen të përmendet - ishte thjesht realiteti që ata kishin "qenë me Jezusin" (Veprat 4:13). Jo se ata pranuan Jezusin, jo se ata ndoqën sistemin e sjelljes së Jezusit, por se ata ishin "me" Atë.



Të qenit me Jezusin është ajo që i transformoi këta njerëz nga ajo që Bibla e quan "burra të zakonshëm", në udhëheqësit e guximshëm dhe të patrembur. Dhe ky është i njëjti realitet që ne jemi duke ofruar kur Jezusi na fton në një marrëdhënie: ". Të jemi me Të"

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Beginning A Relationship With Jesus

A është veçse fillimi në një besim të ri në Jezus Krishtin? A doni të dini më shumë për krishterimin, por nuk jeni të sigurt se çfarë—apo si—të pyesni? Atëherë filloni këtu. Marrë nga libri "Filloni Këtu" nga David Dwigh...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David Dwight, Nicole Unice dhe David C Cook që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/start_here/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë