Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ta përdorësh kohën tënde për PerëndinëShembull

Using Your Time for God

DITA 4 NGA 4

Përgatitja e programit tuaj

Përdoreni kohën tuaj të lirë për qëllime që e pasurojnë jetën. Leximi është një përdorim i vlefshëm i kohës. Agustini dikur i këshilloi besimtarët të mësonin sa më shumë gjëra të jetë e mundur, pasi e gjithë e vërteta është e vërteta e Perëndisë. Prirje apo hobi të tjera që pasurojnë i kam në fushën e arteve. Mua gjithashtu më pëlqejnë të zgjidh fjalëkryqe për të vënë në punë trurin dhe për të zgjeruar shprehitë e mia në të folur.

Gjeni mënyra për të mashtruar "orën me rërë." E kam pasur zakon që të bija në gjumë diku mes orës 20 dhe 21 të mbrëmjes dhe të zgjohesha në orën 4 të mëngjesit. Kjo ka sjellë një revolucion të mrekullueshëm për orarin tim. Orët e para të ditës janë të lira nga shpërqendrimet dhe ndërprerjet, një kohë e mrekullueshme për të studiuar, për të shkruar dhe për t’u lutur.

Përdoreni kohën kur i jepni makinës për të mësuar. Drejtimi i makinës është një funksion mekanik që lejon mendjen të jetë vigjilente jo vetëm për atë që ndodh në rrugë. Përfitimi nga regjistrimet audio gjatë rrugës mund të përdoret me efektivitet gjatë kësaj kohe.

Së fundi, në shumicën e rasteve, një program pune është më tepër çlirues se kufizues. Të punosh me program pune të ndihmon jashtëzakonisht shumë në organizimin e përdorimit të kohës. Programi duhet të jetë një mik, jo armik. Kjo na ndihmon të gjejmë ritmin e një jete produktive që i jep lavdi Perëndisë.

Coram deo: Të jetosh para fytyrës së Perëndisë

Nëse nuk keni një program pune, krijojeni një dhe përdoreni atë për pjesën tjetër të javës, pastaj vlerësoni se si ju ndihmoi të shpengoni kohën. Nëse tashmë keni një program të tillë, merrni pak kohë për ta rishikuar dhe për t'u lutur për prioritetet tuaja.

E drejta e autorit © Shërbesat Ligonier. Merrni një libër falas nga R.C. Sproul në Ligonier.org/freeresource.


Dita 3

Rreth këtij plani

Using Your Time for God

Një plan leximi 4 ditor nga R.C. Sproul mbi përdorimin e kohës suaj për Perëndinë. Çdo ditë e këtij plani ju thërret të jetoni në praninë e Perëndisë, nën autoritetin e Perëndisë, për lavdinë e Perëndisë.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën Ligonier që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni Ligonier.org/youversion

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë