Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ta përdorësh kohën tënde për PerëndinëShembull

Using Your Time for God

DITA 2 NGA 4

Shpengimi i kohës tuaj

Koha është barazuesi i madh i çdo gjëje. Është i vetmi burim që ndahet në mënyrë absolute të barabartë. Çdo person i gjallë ka të njëjtin numër orësh në dispozicion çdo ditë. Njerëzit e zënë me punë nuk u jepet një bonus i veçantë shtesë në orët e ditës. Ora nuk mban asnjë me hatër.

Të gjithë ne kemi një sasi të barabartë të kohës për çdo ditë. Ku ndryshojmë nga njëri-tjetri është nga fakti se si e shpengojmë kohë që na është dhënë. Kur diçka shpengohet, shpëtohet ose çlirohet nga kushte negative. Kushti negativ parësor për të cilin merakosemi është kushti i shpërdorimit të kohës. Të shpërdorosh kohën do të thotë ta shpenzosh kohën në gjëra që kanë pak ose aspak vlerë.

I ndjeri Vincent Lombardi, paraqiti thënien e famshme, "Nuk kam humbur kurrë një lojë; thjesht më mbaroi koha." Ky shpjegim më tregon një nga elementët më dramatikë të sporteve — gara kundër orës. Ekipi që është më produktiv në kohën e përcaktuar, është ekipi që fiton lojën. Natyrisht, në sporte, ndryshe nga jeta e përditshme, janë caktuar dhe kohë pushimi përgjatë lojës. Ora në një garë sportive mund të ndalet përkohësisht. Por në jetën reale, nuk ka ndërprerje dhe pushim si në ndeshje.

Coram deo: Të jetosh para fytyrës së Perëndisë

Kërkoji Perëndisë që të zbulojë mënyrat se si mund ta shpengosh kohën që po shpërdorohet nga gjëra me pak ose aspak vlerë.

E drejta e autorit © Shërbesat Ligonier. Merrni një libër falas nga R.C. Sproul në Ligonier.org/freeresource.


Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Using Your Time for God

Një plan leximi 4 ditor nga R.C. Sproul mbi përdorimin e kohës suaj për Perëndinë. Çdo ditë e këtij plani ju thërret të jetoni në praninë e Perëndisë, nën autoritetin e Perëndisë, për lavdinë e Perëndisë.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën Ligonier që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni Ligonier.org/youversion

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë