Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Numrat 2

2
1Zoti i foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
2"Bijtë e Izraelit do të vendosen secili pranë flamurit të vet nën shenjat e shtëpisë së etërve të tyre; do të vendosen rreth e rrotull çadrës së mbledhjes, por në një farë largësie prej saj.
3Në krahun lindor, ndaj diellit që po ngrihet, do të vendoset flamuri i kampit të Judës sipas renditjes së tij; prijësi i bijve të Efraimit është Nashoni, bir i Aminadabit;
4ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.
5Pranë tij do të vendoset fisi i Isakarit; prijësi i bijve të Isakarit është Nethaneeli, bir i Tsuarit;
6ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëqind e katër mijë e katërqind.
7Pastaj do të vijë fisi i Zabulonit; prijësi i bijve të Zabulonit është Eliabi, bir i Helonit;
8ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.
9Të gjithë ata që u regjistruan në kampin e Judës, sipas ndarjeve të tij, ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Ata do ta fillojnë marshimin të parët.
10Në krahun jugor do të vihet flamuri i kampit të Rubenit sipas renditjes së ushtarëve të tij; dhe prijësi i bijve të Rubenit është Elitsuri, bir i Shedeurit;
11dhe ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.
12Pranë tij do të vendoset fisi i Simeonit; dhe prijësi i bijve të Simeonit është Shelumjeli, bir i Tsurishadait;
13ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.
14Pastaj do të vijë fisi i Gadit; prijësi i bijve të Gadit është Eliasafi, bir i Reuelit,
15ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.
16Tërë ata që janë regjistruar në kampin e Rubenit, sipas divizioneve të tyre, ishin njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë. Këta do ta fillojnë marshimin të dytët.
17Pastaj do të niset për marshim çadra e mbledhjes bashkë me kampin e levitëve në mes të kampeve të tjera. Do ta fillojnë marshimin në po atë rend të sistemimit të tyre, duke qëndruar secili në vendin e tij, pranë flamurit të vet.
18Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Efraimit sipas renditjes së tij, prijësi i bijve të Efraimit është Elishama, bir i Amihudit;
19ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet mijë e pesëqind.
20Pranë tij do të zërë vend fisi i Manasit; prijësi i bijve të Manasit është Gamalieli, bir i Pedahtsurit;
21ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e dy mijë e dyqind.
22Pastaj do të vijë fisi i Beniaminit; prijësi i bijve të Beniaminit është Abidan, bir i Gideonit;
23ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin tridhjetë e pesë mijë e katërqind.
24Të gjithë ata që janë regjistruar në kampin e Efraimit, sipas divizioneve të tyre, ishin njëqind e tetë mijë e njëqind. Këta do ta fillojnë marshimin të tretët.
25Në krahun perëndimor do të jetë flamuri i kampit të Danit sipas renditjes së tij; prijësi i bijve të Danit është Ahiezeri, bir i Amishadait;
26ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.
27Pranë tij do të zërë vend fisi i Asherit; prijësi i bijve të Asherit është Pagieli, bir i Okranit;
28ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin dyzet e një mijë e pesëqind.
29Pastaj do të vijë fisi i Neftalit; prijësi i bijve të Neftalit është Ahira, bir i Enanit;
30ata që u regjistruan në divizionin e tij ishin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.
31Të gjithë ata që u regjistruan në divizionin e Danit, ishin njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind. Ata do të nisen për marshim të fundit, pranë flamujve të tyre".
32Këta janë bijtë e Izraelit që u regjistruan në bazë të shtëpive të etërve të tyre. Të gjithë ata që u regjistruan në kampet e ndryshme sipas divizioneve të tyre ishin gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë.
33Por levitët nuk u regjistruan me bijtë e Izraelit, sepse kështu e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
34Bijtë e Izraelit iu bindën të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut: kështu ata fushuan pranë flamurëve të tyre dhe kështu e nisnin marshimin, secili sipas familjes së tij dhe sipas shtëpisë së etërve të tij.

Aktualisht i përzgjedhur:

Numrat 2: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë