Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Lindja e Krishtit: Krishti po vjen!Shembull

Advent: Christ Is Coming!

DITA 1 NGA 91

Ardhja e Krishtit është një sezon 4-javor i pritjes së festimit në mbarë botën. Është një kohë për të përgatitur zemrat tona për të parë Shpëtimtarin tonë, Mesinë e profetizuar. Është një kohë reflektimi dhe për t'i mësuar fëmijët tanë rreth lindjes virgjërore, jetës, vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit. Këtë stinë mund të reflektojmë në zemrat tona mbi atë që është bërë dhe për të na çuar përpara në një vit të ri të pritjes dhe gatishmërisë për shfaqjen e Tij të lavdishme!



NDIZE QIRIUN



Ne presim Mesinë!

Shpjegojini ardhjen e Krishtit familjes tuaj dhe bëni planet tuaja çdo ditë për këtë kohë. Bëni 25 shenja në një qiri të gjatë dhe shkruani numrat 1-25 (me një marker të përhershëm) pranë secilës shenjë. Ndizni qiriun çdo mbrëmje kur hapni Fjalën e Perëndisë në mënyrë private ose si familje dhe lëreni që të digjet një nivel çdo natë.



LEXONI SHKRIMIN



Besëlidhja e Perëndisë me krijimin dhe me njeriun

Zanafilla 1:27-28, 2:16-17 dhe Jeremia 33:19-22



PËRGJIGJUNI ME ADHURIM



Adhuroni me jetën tuaj

Perëndia gjithmonë i mban premtimet e tij të besëlidhjes. Fjala e Tij është e sigurt. A i besoni Atij?

Kushtojini kujdes fjalëve tuaja. A i mbani premtimet tuaja?

A thua atë që dëshiron të thuash dhe do të thuash atë që vërtet thua?



Adhuroni me lutje

Përdorni Shkrimin për të adhuruar, rrëfyer, lavdëruar dhe falënderuar Perëndinë.



Adhuroni me këngë

Këndoni, "Të gjitha krijesat e Perëndisë dhe Mbretit Tonë"

Dita 2

Rreth këtij plani

Advent: Christ Is Coming!

Ky devocional për ardhjen e Krishtit nga Shërbesat Thistlebend është për familjet ose individët që të përgatisin zemrat për të festuar Mesinë! Eshtë theksuar veçanërisht se çfarë do të thotë për jetët tona sot ardhja e K...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën Thistlebend që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: www.thistlebendministries.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë