Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Eliseu: Rrëfimi i Një Besimi QesharakShembull

Elisha: A Tale Of Ridiculous Faith

DITA 1 NGA 13

Historia e Eliseut fillon te 1 i Mbretërve 19:14-21, ndërsa Perëndia i thotë Elias të vajosë Eliseun, si profetin që do e zëvëndësoj atë. Në këtë pjesë lexojmë që Elia e gjen Eliseun duke lëruar tokën me një parmendë me disa qe, dhe menjëherë i hedh Eliseut mantelin e tij, si një ftesë që ai ta ndiqte atë. Eliseu menjëherë bindet dhe djeg parmendën e tij dhe gatuan kaun dhe ua jep miqve të tij për të ngrënë. Eliseu shfaqi një përkushtim qesharak ndaj Elias. Ai nuk humbi kohë për t’u bindur. Ai i tha menjëherë po thirrjes së Perëndisë me anë të Elias. Ai nuk u largua për të marrë kohë për të menduar për të. Ai nuk shkroi një listë të gjërave pozitive dhe atyre negative. Ai nuk luajti në siguri. Ai i tha menjëherë po thirrjes së Zotit përmes Elias.



Përkushtimi qesharak i Eliseut tregon se kostoja për të ndjekur Perëndinë është i lartë, por kostoja për të mos e ndjekur Atë është edhe më e lartë. Veç kësaj, përkushtimi i Eliseut ishte i plotë. Ai i dogji parmendat tij, i theri qet e tij, dhe e la mbrapa trashëgiminë e familjes. Ai la mbrapa tij çdo gjë që njihte dhe donte. Eliseu na tregon se për të ecur drejt destinacionit, ne duhet të ecim larg sigurisë sonë. A është përkushtimi yt ndaj Perëndisë i menjëhershëm dhe i plotë si ai i Eliseut? Nga çfarë sigurie mund të të duhet të largohesh për të ecur drejt destinacionit tënd?

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Elisha: A Tale Of Ridiculous Faith

Eliseu është një nga njerëzit më tërheqës që gjenden në fjalën e Perëndisë. Ai ishte një profet, besimi dhe mrekullitë e të cilit duken gati qesharake. Gjatë këtij plani leximi 13 ditor, do të lexosh për jetën e Eliseut ...

More

We would like to thank Pastor Craig Groeschel and Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.Life.Church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë